Asnjëherë anonim…
Në jetën time nuk kam dashur e nuk desha kurrë
dhe nuk do të doja assesi, të jem asnjëherë anonim!
Gjithmonë jam munduar e kam punuar si një burrë,
që ta dua e ta çmoj përjetë vendin tim, deri në çlirim!
Të mos jam i mbuluar asnjë here, as i maskuar
Të jam i qetësuar, i plotësuar në paqe e në dashuri…
Ngase i lirë në këtë jetën time, të rrezikuar e të mashtruar…
Për njeriun që ishte, e do të mbetët, njeri!
Nuk doja të jam një skllav, i robëruar e i pushtuar,
përveç shëndetit e fatit të përbashkët, por i lirë!
Mirë por, të jam shpirtërisht i pushuar dhe i rehatuar,
të shkoja gjithashtu; edhe në botën tjetër, me një vepër të mirë!
Dua të përfundoja jetën time njerëzishëm
ashtu siç i ka hije, çdo njeriu të uruar…
Ndonëse atje gjithmonë i vetmuar, por i lartësuar;
në amshim atje tek Hyji ynë, në përjetësi i bekuar!