Komenti

Xhavit Caka: Petku i Familjes JASHARI petk lirie

PETKU I FAMILJES JASHARI – PETKU I LIRISË

Ne, shqiptarët, jemi popull liridashës, jemi popull që botës i kemi dhënë figura të ndritura kombëtare, jemi populli që e kemi ndërgjegjësu botën demokratike në përpjekjet dhe bërjen e lirisë. Ne shqiptarët jemi krenar sepse kemi figura emblematike të përmasave botërore: Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Familjen JASHARI. Këto tri figura për nga karakteri dhe porosia e dhënë nuk janë vetëm të popullit shqiptar, por janë të të gjithë popujve liridashës dhe human të botës. Skënderbeu ishte luftëtar, ishte strateg i luftës dhe bota e vlerësoi gjeneral i strategjisë së luftës për të gjitha ushtritë e botës. Nëna Terezë nuk kishte fëmijë të vet biologjik, por ishte Nëna e të gjithë fëmijëve të botës, u bë edhe Nëna e gjithë njerëzimit të botës. Familja JASHARI ra heroikisht për lirinë e Kosovës e veçanërisht për lirinë e shqiptarëve të ndarë padrejtësisht dhe të okupuar nga Jugoserbia. Familja JASHARI është simbol i lirisë jo vetëm i popullit shqiptar, por i të gjithë popujve liridashës të botës. Statuja e parë e lirisë gjendet në ishullin “Liberty Island” në portin e New Yorkut dhe simbolizon lirinë dhe demokracinë në botë. Statuja e dytë e lirisë gjendet në Prekaz, është familja Jashari, statujë e cila është e të gjithë popujve liridashës të botës, me porosinë: “për liri duhet flijuar “. Po e citoj edhe këngën e artistit Ismet Peja: “Sillu, sillu botë e vjetër, ty t’ka kriju perëndia, Zoti është një nuk ka tjetër, e beson gjithë njerëzia “. E citova këtë këngë, sepse neve shqiptarëve pak po na duket një Zot, e po krijojmë shumë zotëra.

Nga viti 1990 e deri sot u vërtetua se teoria e pluralizmit politik tek ne, shqiptarët, nuk dha rezultate,  dështoi, andaj duhet të mendojmë për një të ardhme të sigurt. E orientova këtu shigjetën pikërisht për shkak të manipulimeve nga matrapazët e religjioneve fetare dhe jofetare, manipulimeve nga matrapazët e partive politike e manipulimeve nga matrapazët tjerë që po mundohen t’i bëjnë familjes Jashari. Në rrjetet sociale shpesh shkruhet nga këta manipulantë matrapazë, nga disa se Adem Jashari ka agjëru, i ka fal pesë vakte namaz, nga disa të tjerë se Ademi ka pi raki, nga shumë të tjerë së Ademi ka qenë në këtë parti e jo në atë parti, e shumë e shumë marifete të tjera. Mirëpo, e vërteta është se Familja Jashari nuk ra heroikisht duke kënduar shahadetin, familja Jashari nuk ra heroikisht duke kënduar ilahi e hala-bubu, familja Jashari nuk ra heroikisht duke u lutur Oratio Dominika as Pater Noster, familja Jashari nuk ra heroikisht duke u lutur “Në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen”, familja Jashari nuk ra heroikisht me flamuj apo llogo të partive politike, por, familja Jashari ra heroikisht duke kënduar shqip, në gjuhën e shenjtë që ia dhuroi Zoti, familja Jashari ra heroikisht duke kënduar këngën : “ Moj Shqipëri të qofshim fal, Të tut ishim sa ishim gjallë Do të jemi për jetë e mot Sa të ketë jetë në këtë tokë “ Familjes Jashari : “Lavdi të rënëve, e respekt të gjallëve për ruajtjen e lavdisë”. Besoj shumë që familja Jashari, nuk do bie pre e këtyre matrapazëve, sepse familja Jashari është e të gjitha religjioneve fetare, është e të gjitha partive politike, mbi të gjitha është e të gjithë shqiptarisë, sepse familja Jashari është e të gjithë popujve liridashës të botës, sepse familja Jashari është e veshur me petkun e Lirisë ! Lavdi Familjes Jashari, lavdi famijleve të të gjithë dëshmorëve, lavdi të gjithë të rënëve për LIRI !

Postimet e fundit !