NË PRISHTINË U SHËNUA 30 VJETORI I MBLEDHJES SË KATËRT TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS
Shoqëria LËVIZJA, sot, në Institutin Albanologjik, shënoi me një tryezë akademike 30 vjetorin e Mbledhjes së Katërt të LPK – së, e cila ishte mbajtur në Prishtinë, më 26 – 28 korrik 1993…
Rëndësia e saj për krahinat e pushtuara të Shqipërisë dhe për kombin shqiptar ishte historike. Në rrethana dhe kushte gati dëshpëruese dhe të pa shpresë për popullin e pushtuar shqiptar, Lëvizja Popullore e Kosovës (me “Kosovë” LPK – ja kuptonte të gjitha trojet e pushtuara nga Jugoserbia) mori përgjegjësinë dhe vendimin historik për Luftë të Armatosur Antipushtuese e Çlirimtare…
Më 17 Nëntor 1993 njësitet dhe grupet e armatosura të LPK – së u emërtuan nga Kryesia e saj: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, ky vendim u pasua edhe me vendimin që LPK – ja mori për për themelimin e Fondit Çlirimtar “Vendlindja Thërret”…
Me vendimet e Mbledhjes së Katërt të LPK – së çështja shqiptare hyri në rrugën e zgjidhjes… Lufta Çlirimtare e LPK – UÇK – së, që fitoi edhe përkrahjen e vendeve të fuqishme Perëndimore, sidomos të SHBA – së, ia doli të çlironte një krahinë të rëndësishme të Shqipërisë (Kosovën pa viset e saj)… Kërkesat dhe përpjekjet e popullit të pushtuar shqiptar e kishin gjithmonë përkrahjen e shtetit Amë…
Çlirimi i kësaj krahine të Shqipërisë i ka hapur rrugë edhe zgjidhjes së plotë të çështjes shqiptare… Kombi shqiptar, edhe për qetësinë e rajonit dhe të mirën e popujve fqinj, meriton dhe duhet të bashkohet në një shtet dhe me një Flamur – Flamurin e tij kuqezi…
add a comment