Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Dita Ndërkombëtare e lirive dhe e të drejtave të njeriut – 10 Dhjetori

DITA NDERKOMBETARE E LIRIVE DHE E TE DREJTAVE TE NJERIUT
(10 Dhjetori!)
Prishtinë, 10 Dhjetor 2017 (Ribotim)
Nder shekuj (edhe sot) janë përplasur e po përplasen liria dhe robëria, e drejta dhe e padrejta! Ndër shekuj është përplasur e po përplaset njeriu pa fuqi e pa pushtet kundër njeriut me pushtet e me fuqi për liri, të drejta e barazi! Ndër shekuj janë përplasur e po përplasen popujt e robëruar për liri e pavarësi, për të drejta e barazi! Nder shekuj kishte e ka edhe sot shtete qe shtypin, roberojne, shfrytezojne, vrasin, masakrojne e poshterojne njerez, klasa shoqerore-ekonomike e popuj! Nder shekuj ishte i roberuar, i ndjekur, i vrare e maskaruar deri ne shfarosje edhe populli yne shqiptar qe, sot jeton ne gjashte shtete të të njejtes gjeografi kombetare shqiptare!! Nder shekuj bijte dhe bijat e popullit shqiptar ne Iliri, qe guxonin te ngrinin krye per te drejta, liri, pavaresi e barazi, u ndoqen, u burgosen, u torturuan, u vrane dhe u debuan!
Tmerresisht e papranueshme, por edhe ne ditet tona (pas çlirimit te Kosoves shqiptare) po ndiqen, arrestohen, burgosen, denohen e debohen te gjithe ata qe guxuan te rroknin armet kunder Serbise pushtuese dhe te gjithe ata qe po guxojne t’i kundershtojne marreveshjet poshteruese-kapitulluese me Serbine e me Malin e Zi! Po ndiqen, burgosen e vriten (Astrit Dehari, etj.) te gjithe ata qe po guxojne te mendojne, te flasin e te shkruajne kunder krimit te organizuar, kunder korrupcionit dhe kunder klases politike-pushtetare qe po e mbane Republiken e Kosoves te lidhur pas qerres se Serbise dhe te misioneve te huaja qe nuk duan nje Kosove plotesisht te pavarur nga Serbia dhe shqiptare!
 Vend te merituar per shkeljen brutale te ketyre te drejtave dhe lirive ka zene edhe Republika e Kosoves e dhunuar nga nje klase politike kusilinge! Deri kur? Sigurisht per aq kohe sa te lejohen qeveri te korruptuara, kuislinge e te kriminalizuara…