Kulturë\Letërsi

XH: GJINI: SHQIPTARËT FESTUAN DITËLINDJEN E KRYEHEROIT DHE KRYEPROFETIT TË TYRE, GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT, NË PRISHTINË

SHQIPTARËT FESTUAN DITËLINDJEN E KRYEHEROIT DHE KRYEPROFETIT TË TYRE, GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT, NË PRISHTINË
Sot, në Prishtinën e Shqipërisë, kishin ardhur shqiptarë nga të gjitha trevat-krahinat e Atdheut për të festuar Ditëlindjen e Kryeheroit, Kryestrategut dhe Kryeprofetit të tyre, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut… Festimi i 6 Majit ishte ideuar, konceptuar dhe realizuar nga disa shoqata shqiptare.
E ndoqa me mjaft përqëndrim dhe angazhim këtë manifestim me karakter kombëtar
dhe festiv…
Vêshtrim miqësor
Gjergj Kastrioti me të drejtë është Hero Kombëtar – Kryehero dhe Kryeprofet i kombit shqiptar në Shqipëri (jo vetëm në Republikën e Shqipërisë!)… Figura e Gjergjit, bashkë me gjuhën shqipe dhe me flamurin kuqezi, janë në themele të Rilindjes sonë Kombëtare dhe të identitetit tonë shqiptar… Prandaj, festimi i Ditëlindjes së Kryeheroit dhe Kryeprofetit është ngjarje e shënuar dhe pjesë e pandashme e trashëgimisë kombëtare, e kulturës dhe qenies sonë shqiptare…
Ky dimension dhe kjo përmasë e emrit dhe figurës së Kryeheroit dhe Kryeprofetit shqiptar do të duhejë të ishte e mjaftueshme që 6 Maji të institucionalizohejë dhe zyrtarizohejë nga Tirana zyrtare si Festë kombëtare…
Sepse, organizimi i kësaj feste nga shoqatat ka kufizimet dhe dobësit që u shfaqën edhe sot (sipas meje): 1.Tendenca për t’u dukur dhe shquar njëra shoqatë më shumë se tjetra dhe njëri person më shumë se tjetri. 2. Thirrja që nisja për te sheshi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” të bëhejë nga katedralja katolike ishte e gabuar. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është Kryehero dhe Kryeprofet i çdo shqiptari në Iliri dhe kudo në botë, është pjesë themelore e identitetit kombëtar shqiptar… Prandaj, nuk duhet të vishet me asnjë lloj religjioni a feje ose partie, siç ishte sot. Shqiptaria nuk është as krishterizëm, as islamizëm.. Midis flamujve ishte edhe flamuri partiak i LDK – së!! U thashë disave që nuk e paskam ditur që Kryeheroi ynë paska qenë anëtar i LDK-së!! Njëri më tha që po e bëjnë për të treguar se edhe këta të LDK – së janë shqiptarë! 3. Fjalimet e shumëta, të stërzgjatura dhe pa bereçet! S’kishte pse të flisnin gjithë ata njerëz nga shoqatat organizatore! Në emër të Këshillit organizues mund të fliste një person (shkurt dhe qartë). Në vend të tyre do të ishte më mirë të kishin folur dy – tri personalitete të njohura të kombit… 4. E gabuar ishte edhe kërkesa që Papa – Vatikani ta shenjtëroj Kryeheroin dhe Kryeprofetin tonë, Gjergj Kastriotin… Po të bëhej kjo, Gjergji ynë do të ishte një nga shenjtorët e kishës katolike… dhe kjo nuk i duhet kombit tonë. Gjergj Kastriotin e duam siç ishte: Arbër-shqiptar dhe luftëtar për liri e bashkim kombëtar, e duam pjesë themeltare të identitetit tonë kombëtar, etj.
I thashë këto “vërejtje” me qëllimin që kjo festë dhe ideja e shqiptarisë të artikulohen dhe prezantohen më mirë… Nëse SHQIPTARINË e predikojmë me ambalazh religjioz duhet ta kuptojmë se më shumë po bëjmë dëm se hajr! Lëndimi, qoftë edhe padashje, i vlerave dhe figurave kombëtare nuk na duhet as sot, as nesër. SHQIPTARIA është përmbledhje dhe afirmim i trashëgimisë sonē shpirtërore, materiale dhe historike, është vet qenia dhe identiteti ynë kombëtar…
Gjithmonë gëzime, punë, unitet dhe prosperitet për shqiptarët dhe për Shqipërinë tonë!
Nderim dhe Lavdi Kryeheroit dhe Kryeprofetit tonë, Gjergj Kastriotit! Rroftë kombi shqiptar! Rroftë Shqipëria! Rroftë Shqiptaria!