Xh. Gjini: (Sh)përdorimi i religjionit nga qarqe dhe vende shoviniste kundër identitetit kombëtar shqiptar
PËRDORIMI I RELIGJIONIT NGA QARQE DHE VENDE SHOVINISTE KUNDËR IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR
(Religjioni në duart e qarqeve dhe vendeve shoviniste, që e kanë përdorur dhe e përdorin për tjetërsimin – asimilimin e shqiptarëve)
Kombi ynë ka tri religjione të mëdha dhe shumë shkolla e rryma të tyre… Por, asnjëri prej këtyre religjioneve, degëve e sekteve të tyre nuk mund të vihet mbi SHQIPTARINË (përmbledhje – shprehje e të gjitha traditave të bukura shqiptare dhe e gjithë trashëgimisë shpirtërore e materiale të kombit shqiptar).
Celula, qarqe dhe vende të caktuara antishqiptare po bëjnë përpjekje dhe po japin shumë fonde e para – investime (përdorin edhe forma dhe mjete tjera!) për dobësimin e qenies-identitetit shqiptar edhe përmes feve (religjioneve)!
Mobilizim i jashtëzakonshëm gjatë muajit ramadan, duke ushtruar dhunë psikologjike me rrjete sociale, me klerin, me altoparlante të xhamive, me administratën, me institucionet dhe me politikanët e korruptuar nga fondacionet dhe qeveritë islamike, etj.
Nuk qëndrojnë prapa edhe celulat, qarqet dhe disa vende të krishtera (ortodokse e katolike) dhe shumë shkolla e rryma tjera fetare, të cilat tokën e shqipeve do të donin ta shndërronin në shesh përplasjeje midis tyre… Në themele të këtyre përpjekjeve, qëllimeve dhe projekteve të tyre është ideja e dobësimit dhe zhbërjes së identitetit shqiptar. Shembulli më i mirë, por edhe argumenti më bindës është Sanxhaku dhe populli shqiptar i asimiluar i asaj krahine dhe i disa krahinave tjera shqiptare, që sot janë “myslimanizuar”, “boshnjakizuar” e sllavizuar!! Po këtë fat kishin edhe miliona shqiptarë të “turqizuar” në Turqi!!
Të njëjtën kartë, – religjionin, – e kanë përdorur edhe Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe, pas lufte edhe Maqedonia e sunduar nga sllavët, për asimilimin – tjetërsimin (sllavizimin dhe greqizimin) e shqiptarëve ortodoksë e katolikë në krahinat e pushtuara të Shqipërisë…
Kjo kartë, – religjioni, – edhe sot e gjithë ditën nuk po përdoret për t’i shërbyer Perëndisë dhe mirësisë, por po përdoret, si gjithmonë, kundër identitetit shqiptar, – kundër SHQIPTARISË, – vlerave themelore gjuhësore, kulturore, shpirtërore e materiale të kombit shqiptar!
Ka vetëm një dallim: nëse dikur (gjatë shekujve të pushtimit) religjioni, kleri dhe kisha e xhamia e pushtuesve, popullit shqiptar i imponoheshin kryesisht me presion, shantazh, persekutim, dëbim, dhunë, represion e terror të organizuar shtetëror, sot, religjioni: propaganda, qëllimet dhe projektet e tij antishqiptare duartrokiten, propagandohen dhe “lumturohen” nga klasa idiote politike e shtetērore, nga mediet e shitura dhe të kontrolluara, nga intelektualët e “kurdisur”, nga tregtarët, nga profiterët dhe nga një shtresë shoqërore mediokre (edhe injorante)!
Kjo gjendje dhe kjo marrëdhënie e sëmurë e kombit shqiptar me religjionin bëhet edhe më e zymtë dhe më kërcënuese për faktin se pjesa e arsimuar dhe përparimtare e shoqërisë është tërhequr dhe shikon me indiferencë mbytjen e identitetit shqiptar, në emër të religjionit, nga qarqe dhe vende antishqiptare dhe antizot!! “Martesa” e kombit tonë dhe e shtetit me religjionin më rezulton të jetë fatale për qenien shqiptare dhe për laicitetin e shoqërisë sonë…
Qëndrimi asnjanës, indiferenca dhe mungesa e guximit intelektual, qytetar e njerëzor për t’u përballur me këtë fenomen obskurantist dhe antishqiptar çon ujë në mullirin e qarqeve dhe vendeve që na duan “myslimanë”, na duan “grekë”, na duan “boshnjakë”, na duan “serbë”, na duan “malazezë”, na duan “maqedonë”, na duan “turq”, madje na duan edhe “kosovarë”, veç SHQIPTARË nuk na kanë dashur kurrë dhe nuk na duan…Prandaj, ndihma mē e madhe që mund t’u jepet këtyre qëllimeve dhe projekteve të qarqeve dhe vendeve shoviniste, që religjionin e kishin dhe e kanë njërën prej armëve efikase për pushtimin shpirtëror dhe fizik të popullit shqiptar dhe të tokave të tij, është heshtja e shtresës së ndërgjegjshme dhe atdhetare të kombit tonë përballë këtij kërcënimi…
Religjioni mund të konsiderohet çështje shpirtërore dhe krejtësisht personale (normale) vetëm kur të heq dorë nga “pushtimi” dhe shovinizmi ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, traditës dhe ndaj trashëgimisë sonë shpirtërore e materiale, – identitetit shqiptar.
Toutes les réactions :
Arban Bislimi, Naser Kuka et 8 autres personnes
add a comment