Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Nishi zemra e Kosovës (Dardanisë)

Prishtine, 8 shkurt 2019 (ripublikim)
NISHI ZEMRA E KOSOVËS (DARDANISË)
(Pergjigjia qe do te duheje t’i jepte Naim Ternava patriarkut Irinej (i lindur Miroslav Gavriloviç)
“Kosova eshte zemra e Serbise, tha, per te saten here, edhe para dy dite patriarku i kishes ortodokse te Serbise, Irineji… A mundet trupi te jetoje pa zemren? Nuk mundet. Prandaj Serbia kurre nuk duhet te heq dore nga zemra e saj Kosova”, tha ky kryeshovinist serb, qe veç me Zotin nuk ka te bej…
Po te jetonim ne nje kohe dhe hapesire normale kleri i ciles do fe a religjion nuk do te duhej kurre te kalonte “kornizen” e besimit ne Zot dhe lutjeve per Zotin… Mirepo, fatkeqesisht, fete-religjionet historikisht u kane sherbyer pushteteve, politikave dhe kane qene e kane mbetur instrument i tyre. Sepse Zoti as qe ka nevoje per religjionet… Edhe me hiç njeriu…
Kur degjova deklaraten e ketij kryeklerikut serb me shkoi mendja te kjo Bashkesia Islame Shqiptare e Kosoves dhe te “bosi” i saj, Naim Ternava… E di qe nuk kane kohe se po merren me ndertimin e xhamive turko-arabe, me lutjet per Erdoganin dhe me menaxhimin e parave qe po vijne kryesisht nga Turqia, mirepo, po mendoja me vete, sikur te ishte Naimi me identitet e bindje kombetare shqiptare do te reagonte kohe pas kohe dhe do t’ia kujtonte Irinejit dhe Serbise, meqe po luajn me “mite” dhe me nxitje te shovinizmit, se “zemra e Kosoves shqiptare (Dardanise) eshte Nishi pa te cilin Kosova jone do ta kete te veshtire… A jetohet pa zemer”? Po ia them Naimit, por kjo vlen edhe per kryeklerikun e Kishes katolike shqiptare… Do te ishte mire qe kisha e xhamia dhe kleri i tyre (sidomos kreret!) te kthehen e te luten per Zotin, per popullin dhe atdheun e tyre… Per te tjeret ka kush lutet…