Xh. Gjini: Kryetari i gjyqtarëve të EULEX – it, Malkolm Simoni, konfirmon atë që dihej e që bënte MUUU…
Prishtinë, 16 nëntor 2017 (Ripublikim)
Misioni i EULEX-it qe nga projektimi i tij e deri sot ishte dhe mbeti mision politik me doze te theksuar antishqiptare! Ne thelb ky mision ishte vazhdimesi e UNMIK-ut te dalur boje ne Kosove! Projekti antishqiptar per nje Kosove te copetuar-bosnizuar ishte dhe mbeti synim dhe angazhim i UNMIK-ut dhe me vone EULEX-it! Ky projekt u ndihmua dhe po ndihmohet nga politikane shqiptare (kolaboracioniste te rinj e te vjeter), te cilet te pangopur per pasuri, pushtet e “lavdi” u bene vegla qorre e te bindura kunder interesave jetike te Kosoves shqiptare dhe popullit te saj. Doreheqja dhe deklarata e kryetarit te gjyqtareve te ketij misioni teresisht politik dhe antishqiptar eshte prova me e mire dhe me e besueshme per karakterin e vertete te EULEX-it. Une personalisht e kisha denoncuar qe ne Kuvendin e Kosoves kete mision dhe me vone kisha botuar me dhjetra shkrime e komente… Ka edhe shqiptare te tjere qe e kishin denoncuar korrupcionin ne EULEX dhe karakterin e tij politik e antishqiptar, por klasa politike servile dhe kolaboracioniste e vendit dhe mediet e shitura e te blera te Prishtines prodhonin aq shume zhurme shurdhuese sa ishte e veshtire per veshin e qytetarit tone te degjonte zerat tane te paket… Sot, falenderojme kryetarin e gjyqtareve te EULEX-it (me se paku jane gjyqtare!), Simonin, i cili pati kurajon qe ta denoncoje publikisht kete mision politik, antishqiptar dhe thellesisht te korruptuar!
add a comment