Komenti

Xh. Gjini: Heshtja vetëposhtëruese para fushatës antishqiptare

HESHTJA VETËPOSHTËRUESE
Manifestimi fetar “mysliman” në sheshin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti për një festë islame (arabe) fyen ndjenjat kombëtare, liridashëse dhe evropiane të popullit shqiptar! Të manifestosh rituale të politizuara fetare para monumentit të Heroit Kombëtar, që kishte luftuar një çerek shekulli kundër atyre që kishin ardhur për ta shkatërruar qenien shqiptare është më shumë se shqiptarofobi, është dhunë ndaj identitetit tonë kombëtar dhe tendencë për ta lënduar qenien kombëtare shqiptare në tokën e shqipeve!
Kjo dhunë dhe tendencë antishqiptare bëhet më kërcënuese kur “sponzorizohet” nga politika dhe institucionet e shtetit “laik”!!
Heshtja e inteligjencisë dhe e rinisë studentore shpalos varfërinë, mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre intelektual dhe shpirtëror…
Religjionet dhe besimet janë të garantuara me kushtetutë dhe askujt nuk do t’i pengonin sikur të mos politizoheshin dhe përdoreshin për qëllime krejtësisht politike dhe antishqiptare. Besimi-religjioni që manifestohet publikisht merr (tashmë ka marrë) dimensione politike dhe antishqiptare! Kjo shqiptarofobi është më e theksuar te kleri ortodoks dhe te kleri mysliman.
Shteti nuk guxon të lejojë predikime, veprimtari dhe manifestime që cenojnë dhe dhunojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, që cenojnë, dhunojnë e rrezikojnë liritë dhe të drejtat themelore kombëtare (gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare…).

Postimet e fundit !