Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Hasan Mekuli për literaturën e shtrembër

“Lere o Mark, tha ai, se une e ti per tridhjete vite aq shume literature te shtrember kemi lexuar sa qe as Perendia nuk na drejton”. (Hasan Mekuli)

Prishtinë, 9 shkurt 2014 (ripublikim)
HASAN MEKULI PER LITERATUREN E SHTREMBER
Diku ne ditet e para te marsit te vitit 1992 ne Zvicer kishin ardhur Hasan Mekuli dhe Mark Krasniqi. Gjate ketij “turneu” ata erdhen per vizite edhe ne Shoqaten e Bil-Bienit, te cilen e kishte themeluar dhe e administronte Levizja Popullore e Kosoves. Aty nje kohe ishte botuar edhe gazeta atdhetare, “Zeri i Kosoves”. Ne kete takim me keta dy intelektuale te ardhur nga Kosova ishte Emrush Xhemajli (sek.i organizates-LPK-se), Ibrahim Kelmendi, anetar i Keshillit te Pergjithshem, une, anetar i Keshillit te Pergjithshem, Beqir Beqa, anetar i Keshillit te Pergjithshem dhe dikush qe mund ta kem harruar.
I gjithe debati u zhvillua per zgjedhjet qe pritej te mbaheshin ne Tirane dhe rendesia e tyre per Kosoven e pushtuar. Sipas Mark Krasniqit po te fitonte PD e Sali Berishes dhe “demokracia” ne Republiken e Shqiperise çeshtja e Kosoves do te ishte e zgjidhur shume lehte, madje gati me automatizem. Kete pikepamje ai e mbronte me pasion. Ne, po i thoshim qe ceshtja e Kosoves varet shume dhe eshte e nderlidhur me shtetin shqiptar, por jo me fitoren e asaj apo te kesaj partie ose te “demokracise”… Kosova, sipas nesh, ishte nje ceshtje qe nuk mund te zgjidhej me dialog, me rruge dhe mjete demokratike, paqesore, etj., qe mos t’i perserise pikepamjet e LPK-se ne ate kohe. Jo pse ne nuk e donim nje zgjidhje te ketille te lehte, por pse Serbia nuk do te hiqte dore kurre me deshire nga Kosova… Hasan Mekuli gjate gjithe kohes nuk foli, vetem degjonte. Pas nje ore, sa zgjati debati (muhabeti), profesori Hasan Mekuli e mori fjalen e tha (tekstualisht): “Lere o Mark, tha ai, se une e ti per tridhjete vite aq shume literature te shtrember kemi lexuar sa qe as Perendia nuk na drejton”. Me kaq edhe u mbylle debati… Kete thenie te tij e kam permendur shpesh ne ndeja me shoke, por eshte hera e pare qe po e shkruaj, sepse po thone qe fjalet i merr era… Koha i dha dhe po i jep te drejte edhe sot mendimit te thelle te Hasan Mekulit. Jo vetem Mark Krasniqi, por edhe shume marka, hasana e hysena te tjere me mendje dhe shpit te shtreberuar, qe nuk i drejton dote as Perendia paska patur ne kete gjirin e popullit tone… Literatura e shtrember dhe ndikimi i “patriotizmit” jugosllavo-titist paska pas shtremberuar keq mendjen dhe shpirtin e kesaj kategorie qe flasin shqip, por qe mendja u punone vetem per te huajin… Lume si ata qe kane mundur te drejtohen dhe t’i kthehen vlerave te popullit dhe atdheut te tyre shqiptar…