Portreti/intervista

Xh. Gjini: Ditë Historike

DITË HISTORIKE
Sot, më 16 Tetor 2023, në ditëlindjen e burrit më të madh të kombit shqiptar dhe burrshtetasit të shquar, Enver Hoxha, në Kryeqendrën e kombit shqiptar janë mbledhur në një samit të rëndësishëm për “procesin e Berlinit” vendet e BE – së dhe vendet e Ilirisë (Ballkanit)…
Mund të jetë rastësi edhe mbajtja e samitit në Muzeun “Enver Hoxha”…
Ky është një reflektim dhe vlerësim i evropianëve për njeriun, shqiptarin, politikanin, diplomatin, intelektualin, burrështetasin dhe komandantin e komesarin e shquar jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Europës…
Rreshtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve përkrah popujve antifashist e liridashës ishte meritë e Enver Hoxhës dhe e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që drejtoi dhe komandoi Ai…
Meritë e pakundërshtueshme dhe e pamohueshme e Tij dhe e shtetit tonë AMË është edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe Lufta Çlirimtare e LPK – UÇK – së për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë…
Ai është i merituari më i madh që civilizimi shqiptar të jetë i pandashëm nga civilizimi evropian… Tendencat e sotme për ta riorientuar civilizimin shqiptar drejt civilizimeve orientale obskurantiste janë të dënuara të dështojnë falë themeleve të patundura që i vuri Enver Hoxha dhe shteti i Tij civilizimit shqiptar evropian – perëndimor…
Prandaj, sot po nderohet e do të nderohet në jetë të jetëve Enver Hoxha nga shqiptarët pa dallim krahine, feje e ideje, si dhe nga europianët e popujt liridashës të botës demokratike…
Nerim e Lavdi jetës dhe veprës së Tij!