Kulturë\Letërsi

Xh: Gjini: Dita e Veteranit të UÇK – së, përurimi i librit për Dëshmorët dhe këngë për Luftë Çlirimtaren

DITA E VETERANIT TË UÇK – SË, PËRURIM LIBRI PËR DËSHMORËT DHE KËNGË PËR LUFTËN ÇLIRIMTARE
Besiana (Llap e Gollak), që i dha kombit dhe Shqipërisë Adem Demaçin, Shaban Shalën, Ahmet Haxhiun, Afrim Zhitinë, Fahri e Bahri Fazliun, Hasan Ramadanin, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe qindra Dëshmorë të Atdheut e burra të shquar atdhetarë e krijues, sot shënoi Ditën e Veteranit të UÇK – SË. Për këtë Ditë të shënuar të kombit shqiptar ishte organizuar edhe përurimi i librit me këngë dhe me disa biografi për Dëshmorët: “Kurorë Lulkuqesh” i autorit Arsim A. Bajrami…
Me këtë rast u këndua edhe kënga premierë për 9 llapjanët që kishin vdekur në vitin 1973 në Gjermani nga zjarri në shtëpinë ku banonin…
Këngëtarët kënduan këngë edhe për Dëshmorët e Atdheut dhe për Luftën Antipushtuese Çlirimtare të LPK – UÇK – së…

Postimet e fundit !