Komenti

Xh. Gjini: A ka kush që mund të na shpëton nga absurditetet dhe sharlatanizmat e këtyre institucioneve

A KA KUSH QË NA SHPTON NGA ABSURDITETET DHE SHARLATANIZMAT E KËTYRE INSTITUCIONEVE
Nuk ma ha mendja të ketë edhe një vend tjetër në botë që Ditë Çlirimi shpallë daten kur forcat policore dhe ushtarake ishin akoma aty!! Nuk e besoj që ka edhe një vend tjetër si Kosova shqiptare që Ditën e Çlirimit e feston më 12 qershor dhe, pas kësaj “feste”, vazhdojnë të festohen ditët e çlirimit të qyteteve!! Më 12 qershor festohet Dita e Çlirimit të Kosovës, kurse më 13 qershor, më 14 qershor, më 15, 16, 17… qershor festohet dita e çlirimit të Mitrovicës, Besjanës, Vitisë, Gjilanit, Pejës, Gjakovës, Rahovecit!!… Absurditet dhe sharlatanizëm par ekcellance!! Dita e Çlirimit të një vendi-territori është DITA kur çlirohet qyteti i fundit i atij vendi dhe largohet ushtari i fundit pushtues… Pastaj, mund te kujtohet e shenohet edhe dita kur kane hy forcat e NATO-s (me mandat te OKB-se- KFOR), etj.
Absurditeti dhe sharlatanizmi tjetër po aq suigeneris eshte edhe flamuri partiak (i partise) ne zyren e shtetit, ne zyren qe do te duhejë te ishte (edhe sipas Kushtetutes) simbol i unitetit dhe neutralitetit politik, institucional, qytetar e kombetar! Kryetari/kryetarja e Republikes mohon flamurin tone kuqezi (njesoj si kryetari historik i partise se saj dhe njesoj si ata qe na e kishin zene deren!…), kurse ka vendosur ne zyren e Kryetarit te Republikes flamurin e partise!! Absurditet me zarar! Absurditet qe fyen ndjenjat patriotike, demokratike, civilizuese dhe republikane te nje populli!! Absurditet qe fyen emancipimin, kulturen dhe sistemin politik e juridik te nje populli dhe vendi!! Duket qe ky absurditet fyes per kushtetuten, republiken dhe popullin tone shqiptar u ka pelqyer edhe partive ne opozite, te cilat me koncept dhe ideologji jane aty-aty!…
Ka edhe shumë absurditete tjera, si puna e festave me dite pushimi vetem ne dite pune, etj..