Vështrim/Analizë

Xh. Gjini: 55 – vjetori i themelimit të Institutit të Historisë

55 – VJETORI I INSTITUTIT TË HISTORISË
Sot, në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” (Prishtinë), Instituti i Historisë “Ali Hadri” shënoi 55 – vjetorin e themelimit… E pranishme ishte Ministrja e Arsimit, Drejtori i Institutit Albanologjik, Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Drejtori i Institutit të trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Shkup, Kryetari i Akademisë së Shkencave… në Prishtinë, Shefi i Degës së Historisë në Universitetin “Hasan Prishtina”, akademikët Marengleni Verli e Beqir Meta nga Tirana, etj.
Dikush e tha me të drejtë se ky institut dikur ishte themeluar nga Jugoserbia pushtuese për glorifikimin e luftës antifashiste te popujve te federates jugosllave dhe per glorifikimin e “vëllazërim-bashkimit” e të sistemit pushtues jugosllav, etj. E kuptueshme për kohën dhe kushtet e pushtimit… edhe programet e tekstet shkollore dhe universitare hartoheshin me këtë përmbajte dhe me këto “porosi” për “patriotizmin jugosllav”, socializmin vetëqeverisës jugotitist, ideologjinë jugokomuniste, etj. Brenda këtij sistemi pushtues dhe në “shërbim” të tij ishin edhe institutet tjera, arti, letërsia, kultura… Megjithatë, për popullin shqiptar, për një pjesë të inteligjencies shqiptare, për rininë shkollore dhe studenteske… ideologjia jugokomuniste, sistemi dhe “vlerat” e tij pushtuese mbetën të papranueshme dhe u kundërshtuan duke u organizuar në grupe dhe organizata patriotike deri te bashkimi i tyre – krijimi i LPK – së dhe Lufta Çlirimtare… Kjo veprimtari kundërshtimi, qëndrese e lufte pati në çdo kohë përkrahjen e shtetit AMË, që ishte dielli i shpresës, energjisë dhe sigurisë për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në krahinat e pushtuara të Shqipërisë.
Instituti i Historisë pas çlirimit të Kosovës do të duhejë dhe duhet edhe sot të angazhohet për idenë e integrimit dhe bashkimit të kombit tonë, duke nisur nga bashkimi në një Institut Kombëtar të Historisë, pastaj një Institut Albanologjik Kombëtar, një Akademi Kombëtare të Shkencave, një Ministri të Mërgatës shqiptare, një Filharmoni, një Ministri të Mbrojtjes, një Ministri të Jashtme, një Bashkësi Shqiptare Islame, ortodokse, katolike, etj., një Dhomë të Tregtisë-ekonomisë… deri sa të përfundojë integrimi- bashkimi i plotë i kombit në një shtet – Shqipëri (zgjidhja e çështjes shqiptare)… Nuk mund të jemi komb i qytetëruar dhe të ecim krenarë përkrah popujve evropian për deri sa edhe per Historine tone nuk mund te kemi një Institut të vetëm, pastaj një Institut kombetar për albanologji, etj.