KOMUNA E VITISË FAJTORE E VETME PËR RROGAT E ARSIMTARËVE
Fajtori dhe përgjegjësi i vetëm për rrogat e papaguara të arsimit fillor dhe të mesëm në komunën e Vitisë është kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Arsimi fillor dhe arsimi komunal janë kompetencë e komunës. Edhe rrogat e mësuesve dhe arsimtarëve i planifikon dhe i jep komuna nga buxheti i saj. Manipulimi skandaloz me “kontratën kolektive” u ka kushtuar të gjitha komunave, jo vetëm komunës së Vitisë! Thesari i shtetit i ka njoftuar me kohë të gjitha komunat dhe u ka kërkuar që të rishikojnë buxhetin e tyre (vijën buxhetore për rrogat e arsimit), sepse u mungojnë paratë… Komunave u janë marrë paratë nga llogaria me vendime të paligjshme të gjykatave për t’i paguar arsimtarët sipas “detyrimeve” që dalin nga “kontrata kolektive”!?
E vetmja komunë që nuk i ka siguruar paratë për rrogat e mësuesve dhe arsimtarëve është komuna e Vitisë!! Kryetari i saj, Sokol Haliti, në vend se t’u kërkojë falje dhe t’u jap llogari mësuesve dhe arsimtarëve të Vitisë, që i ka lënë pa rroga për shkak të paaftësisë dhe keqmenagjimit të komunës, manipulon me këtë kategori të shoqërisë sonë dhe kërcënon me grevë, mbyllje të shkollave!! Pjesë e këtij manipulimi është bër edhe Sindikata e Arsimit dhe kryetari i saj i lodhur me shpirt, Rrahman Jashari, që i paska ardhur në ndihmë kryetarit të komunës, duke paralajmëruar protestë para Qeverisë! Në vend se të kërkonte llogari nga kryetari i komunës që i ka lënë pa rroga mësuesit dhe arsimtarët, sharlatani Rr. Jashari, i bëhet krah fajtorit dhe përgjegjësit të vetëm për rrogat e kësaj kategorie!! Ç’sindikatë e arsimtarëve është ajo që bëhet bisht herë i një partie, herë i një tjetre?!
Mësuesit dhe arsimtarët e Vitisë nuk janë aq naivë sa të manipulohen nga S. Haliti e Rr. Jashari… Ata e dinë kush është përgjegjës dhe fajtor për mos ekzekutimin e rrogave të tyre… Dielli me shoshë nuk mbulohet! Thirrjet dhe sjelljet e kryetarit të komunës më ngjajnë shumë me thirrjet e atij hajdutit që thërriste: “kapeni hajdutin”!! Viti moj virane!…
add a comment