Kryebashkiakja e Shkondrës, Voltana Ademi, nxjerr në pah dorën e fshehtë politike në vandalizmin e ushtruar pas protestës së qetë, që u zhvillua në nderim të të vrarit, Klodian Rasha. Kjo nuk është vepër e shkodranëve – tha kryetarja e indinjuar. Shkodra nuk ka mbjellur kurrë urrejtje politike – vazhdoi ajo më tutje, të rinjtë që u përfshinë në vandalizëm nuk janë pjesë e protestës. Ata janë të panjohurit e ardhur dhe bënë atë që bënë. Kryebashkiakja aludoi se kishte një dorë të fshehtë politike, që inskenoi këtë veprim të ulët, ku u dhunua sellia e Partisë Socialiste. Ajo edhe ka paditur policinë për reagim të vonuar ndaj huliganëve.
Shkodra, sikur edhe reagoi shumë vonë me protestën e saj (ndoshta edhe me insistim të kreut opozitar), edhe kësaj radhe ajo dëshmoi shpirtin shkodran në respekt të dhimbjes familjare për Klodianin e humbur përmes protestës së qetë. Ajo edhe pse nuk e ndoqi shembullin e Beratit të ndezjes së qirinjëve,, megjithatë mbeti dinjitoze me protestë paqësore, ku kërkoi drejtësi për Klodianin.