Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllavë, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE – së! Do të kishte qenë mirë që Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE -së. Pastaj, a nuk është BE – ja “neutrale” karshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza më mirë nuk po foli…
Ja edhe një shembull. Serbia, ndonëse vend kandidat për antarësim në BE, rrallë, për mos me thënë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE. Prej raporteve me Rusinë e Kinën e shit-blerjet e armëve, deri tek votimet skandaloze në OKB dhe shkelja e sanksioneve ndërkombëtare, vendimet e Serbisë dhe politika e saj e jashtme janë kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, në kundërshtim me vendimet e BE. Asnjëherë Brukseli nuk ia ka tërhequr vërejtjen Serbisë! Së paku jo publikisht. Pērjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE – ja ka qortuar publikisht edhe Serbinë, edhe Kosovën. S’po flas më tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi…