Shqipëria/Aktualitet

VJOSË OSMANI, KY MOZAIK VOBEKTËSIE TEJMBUSHUR HELM

Blerim Muriqi

Nuk di të ketë instrument që e shtrydhë dhimbjen nën tingullin e tij më shumë se sa Klarineta e Gjeneral Gramafonit. Duart e arta të kinostudios “Shqipëria e Re” na kanë dhënë shumë emocion e na kanë vëmendësuar për shumë kujtesë historike, për shumë vëmendje shoqërore. Sa herë kohët tona na shtrojnë dilema me rropullimën e atyre që ndodhin me hir a me pahir, brenda shtysës së pandalshme apo stisjes delirante, në vobektësinë e dijes apo teprinë e shfaqjes, ne do kthejmë e do gjejmë shembullin a gravuar artistikisht, atje, të figurave e të zërave të së shkuarës sonë nga duart e arta të korifejve të kombit.  

Secili popull ka nevojë për kujdestar të pafjetur, me zërin që kumbon ndërgjegje dhe pranueshmëri masash edhe përkundër se shoqëritë moderne e kanë fort për zemër ligjin, atë engjëllin mbrojtës të tyre. Edhe ne deri diku jetojmë në shoqëri ligjore, ani pse ligji e llastiku ngjajnë fortë. Por, kjo nuk po na jep rezultate kur kemi të bëjmë me klasën e etabluar në pushtet, apo më mirë thënë elitat e bashkuara rreth pushtetit, që mund t’i përmbledhim brenda një termi “Kapja e shoqërisë”! 

Java që po lëmë pas, sikur i ka mbyllur disa përpëlitje nxitëse deri në gabim. Sirtari i Presidencës filloi me zhurmë, dhe përfundoi me shkarkim të shefit të AKI-së. Në sirtar kishte diçka që nuk shkonte. O kishte materiale që nuk do duhej të ishin aty dhe i ishin vënë ish kryetarit Thaqi si pushtet absolut i vënë mbi institucionet e vendit nga ai, ose Vjosa Osmani është e pabesueshme për organet e sigurisë së vendit për të pasur në dorë të dhëna të ndjeshme të rëndësisë së veçantë! 

Skandali që rrodhi si kërkesë e dhomave të specializuara në Hagë, që t’u viheshin në dispozicion gjithë të dhënat e AKI-së për të dyshuarit e tyre, përveç se është një thyerje ligji, ajo edhe vetëm si kërkesë është edhe poshtërim i Kosovës dhe shtetësisë së saj. Në normativin e drejtësisë përëndimore, të shoqërive të lira me demokraci të konsoliduara apo në konsolidim e sipër, shprehimisht thuhet se në proceset gjyqësore nuk mund të përdoren të dhënat e shërbimeve sekrete apo inteligjente. Përdorja e të dhënave të shërbimeve sekrete ka dimenzion të gjyqeve politikë, sepse vetë ato mateiale në rast të tillë marrin tretmanin e burimeve të policive politike.  

Bazuar në këtë rrjedhje informate për kërkesën në shkelje të rregullave nga dhomat e specializuara dhe konfliktit mes U.D. së presidentit z.Osmani dhe AKI-së, me të drejtë dhe natyrshëm na lind dyshimi se presidentja, për shkak të qasjes armiqësore që ka ndaj ish çlirimtares, UÇK-së dhe nënës së saj LPK-së, më së miri thënë; përbënë rrezik për ruajtjen e sekretit dhe autoritetit shtetëror. 

U.D. së kryetares z.Osmani vizitën në Shqipëri e kornizoi në mesazhe elektoratit të saj, të cilit po ia dhuron kënaqësinë ta ndjekin në rrugëtimin e saj tashmë të filluar. Po cilat janë këto mesazhe? 

Ajo e nisi vizitën në Lezhë te varri i Kryeheroit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Bëri të veçantën për t’i shërbyer kauzës për veten e saj. Kërkesa e saj drejtuar kryetarit Meta dhe parlamentit shqiptar u përsërit me kumbim zëri. Ajo donte të prodhonte një zhvillim që ta kishte referencë në përplasjet e ardhshme politike të cilat, sikur thotë populli; veç vonim se nuk kanë shpëtim, dhe kështu do t’i impononte koha e re. Ajo që nuk mbledhë dot askënd në Prishtinë shkoi dhe u imponu në institucionet që i hapën derë sa për ta bërë radhën. 

Kryeministri Rama sikur duket zgjidhi gjithçka dhe ashtu sikur është në zakonin e tij jo vetëm se nuk i dha jehonë vizitës dhe takimit me z.Osmani, por ai sikur duket edhe e përcolli me bisht nën shalë. Ajo, ashtu e qullosur sikur doli nga Rama u mjaftua me një brifing me z.Basha, kolegën e djeshëm e ndoshta edhe të sotëm të kontribuuesve të Hagës. Shpalljes me pompozitet të treditëshit në Shqipëri, traditë kjo e lindjes komuniste, ajo ia hëngër një ditë dhe i la vetëm dy. Ajo deshi të shkëlqente, por a shkëlqen vallë hilja? Pleqtë do thonin jo.  

Kthimi i saj mund të ketë të bëjë edhe me situatën e krijuar nga vet ajo me shkarkimin e drejtorit të AKI-së, por syri qytetar lexon se z.Osmani për pak ditë mund ta promovoi partinë e saj. 

Sjellja e Vjosa Osmanit dhe fjalori i saj nuk ka se si të gëlltitet nga kushdo që do të donte të vinte në pushtet në Kosovë përmes votës qytetare.  

Shëtitja e saj në Tiranë edhe pse nuk ia doli të mbillte autoritet, nuk mbeti pa gjë. Ajo e kishte përgatitur vizitën e saj në ngjyrim kohe që sot i pëlqen partnerit të saj politik në Prishtinë dhe iniciativës politike që ajo do ta krijoi. Efektet e vizitës dolën të zbehta, sepse, ajo Vjosa, është një dalje nga LDK-ja partneri i të gjitha punëve të prapa të Berishës në Tiranë. Andaj, edhe ajo nuk u prit me pompozitet nga askush atje, por edhe Rama kishte një arsye të fortë që mos ta trajtonte autoritet Vjosën, si për autoritetin e munguar që ajo shfaq edhe për pozicionin që ajo mban kundrejt çlirimtarëve UÇK-së dhe nënës së saj LPK-së.  

Ajo sot është besimi i munguar, derisa në të ardhmen mund të imponohet varësisht nga potenca politike që ajo ia del ta organizoi.  

Në këtë fazë ku ndodhet gjyqi i Hagës, ajo do duhej të angazhohej në ofrimin e garancive shtetërore që të arrestuarit të mbrohen në liri. Në vend të kësaj, Vjosa sikur duket ka zgjedhur detyrën e kundërt me të! Ajo me sa duket ka zgjedhur rrugën e ofrimit të materialeve të AKI-së dhomave të specializuara përmes ndërrimit të të parit të inteligjencës sonë. Kjo duhet ta alarmoi qytetarin tonë dhe të nxisë institucionet tona që t’ia bëjnë të pamundur asaj zgjedhjen e kreut të inteligjencës sonë! Përndryshe, ajo është e gatshme të shkoi deri në fund, po aq sa janë edhe Vukçeviqi, Drecuni etj. në Serbi!  

Skena jonë politike po e vuan mungesën e duarve të arta sikur brenda saj kishte  Kinostudioja “Shqipëria e Re”, dhe kjo mungesë na thotë se edhe goxha gjatë nuk do kemi prodhim të politikave të mira për çka edhe do të na mungojnë rezultatet e dëshiruara. 

Postimet e fundit !