Kulturë\Letërsi

Vaxhid Sejdiu: Kongresi i Manastirit – Alfabetit të gjuhës shqipe

Ata të cilët i bashkuan shkronjat e shqipes në një alfabet të vetëm, për të gjithë shqiptarët. Ata, të cilët, jo vetëm ëndërruan shqip, por punuan dhe vepruan në shërbim të kombit shqiptar dhe gjuhës shqipe.

Kongresi i Manastirit!
Kongresi i Manastirit 14-22 Nëntor 1908, një prej datave më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ata të cilët i bashkuan shkronjat e shqipes në një alfabet të vetëm, për të gjithë shqiptarët. Ata, të cilët, jo vetëm ëndërruan shqip, por punuan dhe vepruan në shërbim të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe.
Kujtimi për ta është i përjetshëm!
Dhe sot të gjithë ata të cilët nxjerrin në “Udhën e Shkronjave” lloj-lloj ngatërrime nuk i shërbejnë gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar. Përgjigjen më të mirë ndaj këtyre llojeve e ka dhënë vetë poeti Ndre Mjedja, në vargjet e bukura për gjuhën shqipe:

“Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime

Nder kto vllazen shoq me shoq:

Kush e dán me fjal’ e shkrime

Ça natyra vetë perpoq.”