Botë

Ushtria ruse ka humbje të mëdha në Ukrainë… 3 500 ushtarë rusë të vrarë

Ushtria ukrainase thotë se gjatë dy ditëve janë vrarë mbi 3,500 ushtarë rusë gjatë luftimeve të ashpëra që po bëhen në gjithë territorin e Ukrainës.

Në një postim në Facebook, ajo tha se rreth 200 ushtarë rusë janë zënë robër. Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Rusia, deri më tani, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale…