Shqipëria/Aktualitet

URIM PËR GAZETËN LËVIZJA

Ramadan Avdiu, Gjenevë

Pikërisht në Ditën më të madhe, në Ditën më të shënuar për popullin tonë, 28 Nëntorin, po lind Gazeta Lëvizja, e cila do të mund të shndërrohet në një dritare, ku do të pasqyrohet drejt e kaluara e popullit tonë, e tashmjam dhe shpresoj shumë, që të shtrinë edhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Gazeta Lëvizja, uroj të jetë vazhdimësi e gazetës «Zëri i Kosovës», e cila ishte dritë në errësirë, që ushqente idealet liridashëse të popullit të robëruar shqiptar…

 Gazeta Lëvizja, uroj të lëvizë shpejt. Të jetë e dashur për lexuesin dhe të shndërrohet si shembull për gazetat e portalet, të cilat po mbjellin defetizëm, pesimizëm, dëshprim e depresion në shoqërinë tonë…

Shtypi bulevardesk, i cili synon devalvimin e vlerave kombëtare, duhet të spostohet, duke i krijuar hapsirë reflektimit të vlerave të mirëfillta kombëtare, historike, kulturore e socioekonomike të popullit tonë…

Redaksisë së gazetës Lëvizja i uroj fillim dhe vazhdim të mbarë e të sukseshëm në msionin e tyre për informim të drejtë e të mirëfilltë në shoqërinë tonë!