TIRANË, 16 prill /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mbrëmjen e së shtunës se, kanë filluar punimet tek rrethrrotullimi i TEG-ut, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës.
Sipas ARRSH-së, punimet në këtë aks do të kryhen vetëm gjatë natës duke devijuar trafikun e qarkullimit të mjeteve.
Ndërkohë, po vijon me ritme të larta puna për përfundimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore që do të rritë sigurinë rrugore dhe do të lehtësojë ndjeshëm trafikun.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
add a comment