Botë

UKRAINË – Kryetari Zelenski viziton ushtarët e vijës së parë në Kharkiv

KIEV, 29 maj /ATSH-DPA/- Kryetari ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar ushtarët ukrainas të vijës së parë gjatë një vizite në rajonin e sulmuar të Kharkivit, në lindje të vendit.

Pamjet e postuara në Telegram tregonin Zelensky duke inspektuar infrastrukturën e shkatërruar në Kharkiv dhe duke vizituar automjetet ushtarake të djegura nga ushtria ruse.

“Ndjej krenari të pafund për mbrojtësit tanë”, tha Zelensky, duke falënderuar ushtarët për shërbimin e tyre. Çdo ditë ata rrezikojnë jetën e tyre dhe luftojnë për lirinë e Ukrainës”, shtoi ai.

Gjatë një raporti nga udhëheqja ushtarake mbi situatën operacionale në front, Zelensky foli me guvernatorin Oleh Synyehubov për dëmet në zonat civile të rajonit.

Sipas Synyehubov, mbi 2000 shtëpi ishin shkatërruar në Kharkiv dhe zonën përreth, ku Rusia kontrollon ende 31% të territorit. Synyehubov tha se kundërofensiva e Ukrainës në prill dhe maj ishte në gjendje të rimerrte 5% të territorit. //a.i/