Lëvizja\UÇK

Ukë Shala: Në 31 – vjetorin e Mbledhjes së Tretë të Përgjithshme të LPK – së

Me rastin e 31 vjetorit ,3 dhe 4 Tetor 1991 te mbajtjes se Mbledhjes se Tretë te Përgjithshme e LPRK-së
Ishte fillimi i muajt shtator 1991 e ndërkohë më duhej që të shkoja në Pejë, prandaj atë ditë nuk kam qëlluar në shtëpi kur kanë ardhur Azem Syla, Ahmet Haxhiu dhe Ramadan Avdiu tek ne.
Gjatë bisedës me babën e kishin pyetur për t’u mundësuar që në shtëpinë tonë të mund të mbahej Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Për të qenë të sigurtë, i kishin thënë babës se do të vinin edhe një ditë tjetër.
Për Azemin kam degjuar nga shoku Bilall Kryeziu qe në vitin 1981 se ishte njëri nga organizatorët kryesorë të demostratave dhe kërkesave të drejta studentore Kosova Republikë me nxënësit dhe Profesorët në Kievë!
Me Azemin jamë njohur pas daljes së tij nga vuajtja e burgut!
Oda jonë i kishte kushtet për mbledhje të tillë sipas kërkesave që kishin ata. Kishte vend të mjaftueshëm.
Duke na njohur si fis, na besonin, por duhej mbajtur në fshehtësi të sepse ishte me rrezikshmëri te madhe për të mos u zbuluar nga agjentët e UDB-s.
Ahmet Haxhia ishte një burrë rreth të 60 vjeqarë me vlerë të madhe njerëzore e kombëtare, i qetë, i dashtur, human e i pa ndalshëm për organizime të tilla për t’u përgatitur për luftë të armatosur me Serbinë.
Ashtu siç e kishin lënë me babain ata pas nji jave erdhën përsëri.
Derisa po pinim kafe, Azemi tha se ne jemi të interesuar që këtu të organizojmë një mbledhje me shumë shokë e shoqe nga të gjitha trojet Shqiptare dhe kemi besim të madh te ju si familje .
Të gjitha ato që thoshte Azem Syla, i aprovonin Ramadan Avdiu dhe baci Ahmet Haxhia.
U vendos që së shpejti do të vinte tek ne një person që kishte ardhur nga Zvicra, për të bërë përgatitjen e materialit të mbledhjes.
Më vonë e kuptova se ai person kishte qenë Emrush Xhemajli, i cili përfaqesonte degën e LPRKs jashtë vëndit tek ne u prezantua me pseudonimin “Xhani” dhe nuk na tregoi asgjë ma shumë por as ne nuk e pyetëm.
Unë ende po punoja në Klinë dhe, meqenëse ishte rrezik për t’u zbuluar, nuk doja të shkoja në punë, por insistimi i “Xhanit ” për të mos pas dyshime me bindi të shkoja në punë!
Emrush Xhemajli, me pseudonimin XHANI, kishte ardhur tek ne dhe po përgatiste materialin për mbledhje.
Tani ishim në pritje të ardhjes së pjesëmarrësve të tjerë.
Në mbrëmje filluan të vinin një nga një, dy nga dy e tre nga tre.
Erdhën të gjithë, 43 pjesëmarrës në atë mbledhje.
Atje poshtë te shtëpia e Ahmet Alisë ishin grumbulluar shumë njerëz për ngushëllime për Jonuzin i cili vdiç 2 ditë më parë.
Mbledhja duhej mbajtur sa ma sekret. Ne donim që për pjesmarrësit të përgatitnim ushqim, por baci Ahmet Haxhia prerazi tha: Jo, në asnjë mënyrë, ushqimin e sjellim ne.
Dhe ashtu kishin bërë, kishin marrë ushqim të konservuar !
Atje poshtë, në pritje vinin njerëz pa ndërprerje për ngushllime për Januzin.
Por edhe patrulla serbe po lëvizte nga Ujëmiri e deri në fshatin Çabiq, pa ndërpre duke i përcjellur njerzit qe po vinin për ngushëllime për Januzin dhe ndaleshin aty ku është përmëndorja e gjyshit tim Ukë Sadri Milla.
Të mjerët, nuk e dinin se 30 metra ma lartë ku ata ndaleshin e vëzhgonin ,po mbahej mbledhja nga përfaqesues te gjitha trojeve etnike Shqiptare për organizimin e luftës kundër Serbisë.
– Pasi unë isha kryetar I LDK-së për fshatin Ujëmirë bënim roje, me 3 dhe 4 tetor për të mos u hetuar asgjë dhe që të jemi të sigurt e përpilova orarin që unë së bashku me vëllaun Imerin te benim roje natën.
Kjo mbledhjë zgjati dy ditë e një natë dhe se kryesisht kanë qenë ish të burgosur politik dhe të dëshmuar kombëtarisht, të cilët kishin kaluar nëpër burgjet Jugosllave.
Ata nuk kanë lëvizur fare pos kur shkonin në tualet dhe vetëm të nesërmen në mëngjes kanë shkuar në podrum për të pastruar fytyrën.
Unë hera-herës shkoja në pritje të mysafirëve që vinin për ngushëllime për Januzin, rrija pak e përcillsha situatën poshtë dhe kthehesha në shtëpi.
Policët serbë ishin ndalur në rrugë dhe shikonin njerëzit që hynin e delnin.
Kur e vërejta se policët serbë nuk po lëviznin prej vendit duke vezhguar nga ne, ndeza traktorin, duke e vendosur para portave tona te podrumi, në rrugë, gjoja se po rregulloja nji defekt!
Në mëngjesin e 4 tetorit dolën nga mbledhja dhe hynë në podrum për të tymosur ndonjë cigare ose për të pastruar fytyrën.
Ndër të gjithë ata që ishin prezentë në atë nbledhje, unë mund të njihja jo shumë prej tyre, por më ka bërë përshtypje qëndrimi i Xhavit Hazirit, i cili kishte qenë një njeri eksplodues, shumë energjik dhe, kur fliste nuk kishte mundësi të mos vihej re gjithë ai vrull i tij atdhetar.
Tek pastaj kur ai është burgosur dhe e kam parë në fotografi në vitin 1993 në gazetë më është kujtuar ai djalë, i cili kishte qenë vërtetë njeri i paepur për çështjen kombëtare.
Në mesin e veprimtarëve që kanë ndihmuar për organizimin e mbajtjes së Mbledhjes së Tretë të Përgjithshme të LPRK-së ishte edhe Hysen Zogjani nga fshati Harilaç, i cili ishte një djalë trim, me shtat si një lis.
Hysenin e ka arrestuar UDB-ja në muajin Qershor 1998 në Prishtinë dhe prej asaj dite është i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë informacion për të.
Bashkë me Hysen Zogjanin ishte edhe Bislim Zogaj dhe Rexhep Avdiu , vëllau i Ramadan Avdiut!
Rexha është arrestuar në muajin Gusht 1993; edhe pse ai është torturuar mizorisht, nuk ka deponuar asgjë për atë Mbledhje, ka mbajtur disa vite burg.
Më 4 Tetor në mbrëmje vonë ka përfunduar mbledhja me sukses pa u hetuar fare nga askush bile as familjarët e agjës Zeqir nuk kanë ditur edhe pse jemi në nji oborr.
Përgatita rimorkion me traktor dhe më duhej që t’i transportoja deri në Kijevë.
Por, para se të hypnin në rimorkio, u tregova se këtu, tek kjo shtëpia poshtë, na ka vdekur një kushëri e ai quhej Januz Shala.
Për çdo rast, në qoftë se na takojnë milicët dhe na ndalin, të thoni se ishim për ngushllime te familja e Jonuz Shalës.
Pasi u rehatuan në rimorkio, unë nuk shkova rrugës kryesore si zakonisht për në fshatin Çabiq, sepse me siguri do të takoheshim me patrullën serbe, por zgjodha një rrugë dytësore, arave dhe kodrinave dhe dolëm tek Lagjia e Kasollve, pastaj në Çabiq dhe arave deri afër Sillosit në Kijevë.
Aty u urova rrugë të mbarë dhe u ktheva në shtëpi .
Në shtëpi kishin mbetur Azem Syla, Emrush Xhemajli, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi e, pasi u errësua ,erdhi edhe baci Ahmet Haxhiu.
Doli për të marrë veturën që e kishte lënë në lëndinë, në hyrje të fshatit.
Por, kur po zbriste shkallëve, duke mos e ditur që shkallët nuk kishin mbështetëse mbrojtëse anësore, e dëgjova kur u rrëzua dhe ra poshtë. Ishte një lartësi gati një metër e gjysëm.
Vrapova për ta ndihmuar. Shkova me të shpejtë. Me vështirësi u ngrit, se kishte peshë të rëndë.
Uh! Sa keq po më vinte u lëndua u ngrit me vështirësi, duke e mbajtur nga krahu dhe duke çaluar kemi shkuar dhe e kemi marrë veturën.
E mori “Xhanin “Emrushin, Azemin, Mehmetin dhe Hydajetin dhe shkuan në drejtim të Prishtinës, përgjatë asaj rruge dytësore nga pata shkuar unë ma herët, të cilën ua tregova me shumë kujdes.
Më dhimbsej baci Ahmet, edhe pse në atë moshë të shtyer, kurrë nuk ndalej për organizimin e popullit për t’u përgatit për luftë kundër Serbisë.
U ktheva në shtëpi shumë i gëzuar, ngaqë e kaluam me faqe të bardhë dhe me sukses Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPRK-së, pa u diktuar fare dhe se në këtë mbledhje u hodhën themelet për formimin e UҪKs.
Një ditë pas Mbledhjes së Tretë të Përgjithshme të LPRK-së, shkova në punë në Klinë.
U takova me Ramadan Krasniqin dhe Kolë Berishën ,shkuam për t’ju shprehur ngushëllime në Grabanic ngaqë kishte vdekur Selim Maksuti nga Gllareva.
Policia serbe kishte hetuar se njerëz të dyshimtë kishin lëvizur nëpër territorin e Klinës, dhe për këtë kishin ngritur post-blloqe dhe kontrollonin të gjitha makinat e vogla duke i legjitimuar të gjithë kalimtarët.
Na ndalën edhe ne. Na kërkuan letër-njoftime si dhe na pyetën se për ku po shkonim.
U përgjigj Ramadan Krasniqi, i cili u tha se po shkojmë në një rast vdekje.
Po shihej se serbët qenë alarmuar dhe shumë prej inspektorëve policorë serbë ishin veshur civilë dhe po lëviznin me vetura si me qenë njerëz të zakonshëm.
Unë vet me vete thoshja: Mbledhja është mbajtur e ka përfunduar e ju ladroni sa të doni, se nuk keni për ta zbuluar kurrë.