Shqipëria/Aktualitet

Tragjedi në Kroaci… Raportohet për dhjetë shqiptarë të vdekur nga rrotullimi i autobusit me mërgimtarë…

Një autobus me me mërgimtarë shqiptarë doli jashtë autostradës afër Slavonski Brodit, ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 udhëtarë.

Siç raportojnë mediat kroate, sipas informacionit të fundit nga policia numri i personave që kanë humbur jetën deri tani është dhjetë.

Informacioni i parë i policisë ishte rreth tre të vdekur, por më pas numri i të vdekurve u rrit në tetë, dhe pastaj policia raportoi për dhjetë të vdekur.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha Damir Breziçi, zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.

“Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus nga Republika e Kosovës. Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovacit është pezulluar.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka humbur kontrollin e si pasojë kanë humbur jetën 10 shqiptarë, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

(Gqzeta Lëvizja)

Postimet e fundit !