Shqipëria/Aktualitet

Thellohet bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim vizitoi këtë javë Komandën Evropiane dhe Ushtrinë e SHBA-së në Evropë dhe Afrikë.

Gjatë kësaj vizite Kim shoqërohej nga shefi i Shtabit shqiptar Major Gjeneral, Bajram Begaj dhe komandanti i Forcave Tokësore shqiptare Brig. Gjeneral Arben Kingji, atasheu i Mbrojtjes në Shqipëri, komandanti i Marinës së SHBA-së David Millner dhe nënkoloneli i Ushtrisë Amerikane Erol Munir nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes.

Duke ecur në hapat e ushtrimit stërvitor “Defender Europe 2021, ambasadorja Kim dhe shefi i Shtabit Begaj takuan komandantin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë dhe Afrikë Gjeneral Cavoli në Wiesbaden dhe zëvendëskomandantin e Komandës Europiane LTG Howard në Shtutgart.

Duke vënë theksin tek bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ata diskutuan hapat për të forcuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për të përmirësuar aftësitë dhe për të siguruar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë.