Histori

Teri Hoxha: Këta ishin ballistët (“balli i kombit”)

Këta ishin me nder jush o shokë, Ballistët??
BËMAT E KULISHVE TË KOTECEVE??, BALLISTËVE MBI JUGUN E SHQIPËRISË!
Më 7 tetor 1943,Ismail Golemi qarkor i Ballit për Gjirokastrën urdhëronte popullin se :“Në qoftë se do të ngiten(ngacmohen) forcat gjermane, unë do ta djeg Gjirokastrën si Neroni Romën”.
Më 3 tetor 1942 ,Javer Hurshiti guvernator i prefektures së Gjirokastrës i preu për 10 ditë bukën qytetit duke ndaluar furrat të mos prodhonin,preu ujin,nënpunesit nuk do te paguheshin, u mbyllën shkollat sepse nuk dorëzoheshin djemtë e malit.
Me 5 qershor 1942, Qazim Koculi i plotfuqishmi i karabinierisë, bëri një listë me 60 emra antifashistësh vlonjatë, bëri arrestimin e tyre duke i dërguar në kampet e përqendrimit. U arrestuan dhe u mbyllën në burgje brenda e jashtë vendit rreth 8500 antifashistë, vetëm nga Vlora u burgosën e internuan 1530 vetë.
Ne korrik 1942 ministri i brendshëm Hasan Dosti dhe Kol Tromara, nxorën urdhër, me anë të të cilit urdhëronin arrestimin e familjarëve të partizanëve, ata që cilësoheshin si më të rrezikshëm pushkatoheshin dhe varje në litar. U varën në litar Vasil Laçi, Shyqyri Ishmi, Kiço Greco, Midhi Kostani, Hamdi Shijaku, Muhamet Gjollesha, Ferid Xhajko, Nikolle Tupa, Hamdi Mezezi, Bule Naipi, Persefoni Kokedhima, Fato Berberi, Ganimete Tërbeshi. (Nikolle Tupa, Hamdi Mezezi e Ferid Xhajko janë varur në litar nga ish ministri kuisling i drejtësisë ,Hasan Dosti).
Mithat Frashëri më 26 nëntor 1944,para largimit bashkë me gjermanët nga Shkodra mbajti një fjalim ku në fund tha:
“Ne e bëmë detyrën karshi atdheut e lëkura jonë tani s`vlen më për asnjë daulle”.