Vështrim/Analizë

Sylejman Abazi: Bota do t’i zgjidh vetë hallet e saj… Të mendojmë si t’i zgjidhim hallet tona

BOTA DO TI ZGJIDH VETË HALLET E SAJ,
TË MENDOJMË SERIOZISHT TË ZGJIDHIM HALLET TONA!
Ju drejtohem Gjeneralëve Shqiptarë në të dy anët e Drinit. Njerëzimi po kalon në një situatë të re të presionit psikologjik mbi frikën e një lufte, duke e harruar Pandëminë dhe duke mos bërë lidhjen e qënësishme mes saj dhe luftës që ka nisur në Ukrainë, e cila nuk i dihet se ku e ka fundin. Nga frika për një luftë globale apo rajonale, po shikojmë se kemi të bëjmë me një luftë lokale, por me kërcënime dhe rrezikshmëri të lartë për të dalë nga kontrolli.
Media të dominuara nga lajmet e pakonfirmuara, nga dezëinformacione, mungesë e informacionit, dhe lloj lloj analistës e specialistësh, të cilët përmes propogandimit të arsenaleve ushtarake, raportit të forcave, strategjive e stratagjemave i bëjnë me ose pa dashje një shërbim propogandës së frikës dhe rritjes së presionit mbi opinionin publik. Kjo situatë e mbështetur në luftën pa formë ka kohë që gjenerëon edhe brenda mjedisit shqiptar elemente të luftës hibride. Agresioni në Ukrainë dhe ngritja e veshëve nga Serbia për “ndonjë gjah të mundshëm në Ballkan”, ka zgjuar mykun prolindor brenda radhëve tona. Vëreni me kujdes si kanë nxjerrë kokë “banalistët antishqiptarë” duke helmuar opinionin me marrëzitë e tyre.
Një nxitim si gjithmonë i politikës dhe opinionit shqiptar për të qenë në ball të zgjidhjeve të halleve të botës, pa menduar më parë se populli dhe shtete tona kanë shumë probleme në çështjet e sigurisë kombëtare. Jemi sot vendet më pak të armatosura në Ballkan dhe në Evropë.
Duke respektuar të drejtën e shprehjes, do t’u kujtoja shumë individëve që po bien përmbys me lavdërime, përgjërime, vargje vjershash e këngësh për heronjtë ukrainas, qëndrimin politik të këtij shteti në raport me pavarësinë dhe njohjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare.
Do t’u kujtoja vitin 1999 dhe 2001 kur mercenarë ukrainas dhe rusë, u vërsulën mbi popullsinë shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni për të shtypur luftën çlirimtare.
Do t’u kujtoja armatimet moderne dhe helikopterët e blinduar ukrainas të dhënë ndihmë ushtrisë maqedonase për të vrarë popullin e pafajshëm shqiptar dhe për të shtypur me gjak luftën e tij çlirimtare.
Populli ynë thotë një fjalë të urtë: Gëzim për derë është kjo punë. Megjithatë në shpirtin tonë paqëror ne solidarizohemi me popullin e pafajshëm, pre e një agresioni të tipit hitlerian, të mbështetur në idenë e “luftës rrufe”. Sot jemi të vetëdijshëm që një popull i pafajshëm po masakrohet për t’u pushtuar nga një fuqi agresive si Rusia.
Natyrisht do të mjaftonte solidarizimi dhe mbështetja e popujve dhe shteteve që janë rreshtuar sot në frontin antirus.
Natyrisht askush nuk e dëshiron luftën dhe kjo është njerëzore. Të mbrosh të drejtën e një populli që po vritet pafajësisht, është detyrim njerëzor.
Të diskretitosh një Hitler të ri që i është mbushur mendja se, “mund të bëjë dhe diellin edhe hënën në tokë”, edhe kjo është patriotike dhe paqësore. Do të rreshtohemi pa dyshim në çdo kohë në frontin e forcave që luftojnë për paqe dhe stabilitet.
Por të jemi pak më konkretë dhe më afër një realiteti, i cili ende fsheh brenda tij enigmën e fundit të shpejtë, apo fundit raskapitës, për të cilin përvojat botërore na mësojnë shumë.
Ukraina është pak larg, por në fakt dhe shumë afër me lidhjet e saj gjeografike me Ballkanin, nëqoftëse do të kemi parasysh shtetin fashist të Serbisë dhe një Putin të Vogël në krye të saj, që vazhdon ta armatos ushtrinë e tij me armët më moderne të blera nga agresori rus dhe kërcënon rajonin me një luftë të re të tipit Millosheviç.
Kjo do të na interesonte më shumë, për të qenë më afër halleve dhe mundësive tona të kufizuara në një situatë të zhvilluar, të dalë jashtë kontrollit dhe që mund të jetë një shpërndarje e përgjegjësive për ta vënë botën para faktit të një përplasje rajonale apo globale.
Nuk jam politikan, por thjeshtë një ushtarak që më së shumti, do t’i drejtohesha Presidentëve të shteteve shqiptare dhe shtabeve të Përgjithëshme të Forcave të Armatosura Shqiptare, për të parë e riparë me kujdes të gjitha masat paraprake përgatitore kundër një situate të tillë. Në një situatë të zhvilluar bota demokratike do të na mbështesë me armë e logjistikë, por askush nuk do të dëshironte që ushtaraët e tyre të vriten për mbrojtjen e territoreve shqiptare.
Një shpërthim i mundshëm i Serbisë në drejtim të bregdetit të Adriatikut, më synim Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, nuk mund të jetë një varjant i përjashtuar. Qëndrimi politik i lidershipit serb mbi agresionin në Ukrainë është i qartë. Ai meriton izolimin e plotë, jo vetëm nga politika shqiptare, por dhe nga aventurirët evropiaë, të cilët të zhytur në kaos po mendojnë se, “kush e ka radhën pas Ukrainës”.
Shqipëria është vend antar i NATO dhe “de fakto” Kosova konsiderohet pjesë e saj, për shkak të misionit që kryen NATO në këtë shtet. Kufiri shqiptar – shqiptar në këtë situatë nuk duhet të ekzistojë. Masat përgatitore me karakter ushtarak dhe logjistik duhet të jenë prioritet, për t’i dalë një të keqe të mundshme përpara. Një goditje tjetër lufte mbi popullin shqiptar, do ta çonte atë edhe 30 vite të tjera prapa, siç ndodhi në vitin 1997-1999.
Brenda territorit të Shqipërisë kemi shumë pika të dobëta në lidhjen territorial me Kosovën, të cilat duhet të jenë objekt me përparësi në sigurinë e tyre. Ato duhen ruajtur për të mbajtur gjallë lidhjet e sigurta dhe të pandërprera me Kosovën dhe Maqedoninë.
Shtatmadhoria e Kosovës ka nevojë për rishikimin e konceptit strategjik të mbrojtjes, të cilin duhet ta ketë të planifikuar me masa konkrete në terren, me forca dhe mjete. Një ndërthurje e mbrojtjes së lëvizëshme, me drejtime të caktuara të mbrojtjes pozicionale, do të krijonte mundësitë e planifikimit për të shkatërruar dhe mbajtur nën kontrollin e goditjeve rrugën e depërtimit të kundërshtarit, mbylljen e qafave dhe shtigjeve malore, mbajtjen e lartësive, duke i kushtuar rëndësi vijave të lumenjve, urave, magjistraleve brenda dhe në kurrizet malore që qarkojnë Kosovën.
Shpërndarja e forcave operacionale për të qenë më afrë objekteve me rëndësi strategjike merr prioritet. Ka shumë objekte të tjera të rëndësishme që mund të mbulohen me zjarrin e armatimeve të rënda. T’i futemi në kohë kësaj pune dhe të mos mjaftohemi vetëm me takimin e rëndësishëm të lidershipit politik me Gjeneralin e KFOR. Politikanët bëjnë punën e tyre, por eprorët ushtarakë kanë detyrimin të parashikojnë masa shtesë dhe kërkesa të argumentuara në një situatë të mundëshme.
Është koha e një bashkëpunimi më të ngushtë me Kuarterin e NATO, me Departamentin e Shtetit dhe Qendrën Operacionale Amerikane në Shqipëri. Të kërkojmë sa jemi në kohë ato elemente logjistike dhe armatime që si kemi. Ka kohë që kërkohet rritja e buxheteve të mbrojtjes në Shqipëri dhe në Kosovë, por ndryshimet janë qesharake. Ka ikur koha e deklaratave vetëm në emër të detyrimeve të sigurisë kolektive.
Përvoja e ditëve të sotme të luftimeve në Ukrainë është për t’u marrë seriozisht, duke pasur parasysh përvojën tonë të hidhur në vitet 1997-1999. Në një situatë të tillë populli duhet jo vetëm të mbrohet, por dhe të sigurohet në jetën e tij. Elementët e emrgjencës civile të rishikojnë vetëvete. Qeveritë në bashkëpunim me biznëset shqiptare duhet të mendojnë për rezerva të mjaftueshme për popullsinë që kemi.
Në këtë analizë të shkurtër kjo paraqitje është vetëm maja e problemeve dhe halleve që kemi. Mjaft u morëm me hallet e botës. Kemi shumë halle për të zgjidhur për të siguruar vendin dhe jetën tonë. Falemindërit.