STAMBOLL, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi kufirin turko-sirian është rritur me shpejtësi në mbi 3 000.
Një tërmet i dytë me magnitudë 7.5 goditi Turqinë juglindore, lëkundjet u ndjenë në Siri, Liban, Irak dhe Qipro.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës së shpëtimit “Helmetat e Bardha”, të paktën 1 300 civilë kanë vdekur në Siri.
Në Turqi, numri i të vdekurve u rrit në 1 762, siç raportohet nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Në total, janë raportuar 15 000 të plagosur në të dy vendet.//a.i/
add a comment