Botë

Situatë e rrezikshme rreth kompleksit bërthamor të Zaporigjias

BBC ka raportuar për situatën rreth elektranës bërthamore në Zaporizhja, ku Ukraina dhe Rusia po akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e zonës bërthamore të qytetit. Tani një zyrtar i mbikëqyrësit bërthamor ukrainas tregon se pse Rusia mund të dëshirojë të përqendrojë përpjekjet e saj në këtë zonë.

Yevheni Tsymbaliuki, Ambasador i Ukrainës në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), thotë se forcat ruse duan të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainën jugore, duke bombarduar kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia. Ai, gjithashtu ka bërë thirrje për vendosjen e një mision ndërkombëtar gjatë këtij muaji.

“Ne, do të përdorim të gjitha kanalet e mundshme të diplomacisë për të sjellë IAEA dhe OKB më afër kryerjes së këtij misioni,” u thotë Tsymbaliuki gazetarëve në Vjenë, duke këmbëngulur se vizita duhet të ndodhë “jo më vonë se në fund të këtij muaji”.