Kulturë\Letërsi

Shyqeri Emini: Është apo jo?

Eshte apo jo
Kur ishte kohe e veshtire
Nate, acar e llahtari,
Mbylla veshe sy edhe goje
Dhe shpetova, por pa fytyre.
Nje dite erdhi kohe e re
Doli dielli perseri,
Nisa veten me lavdëru
Per ate kohe me u shfajsu.
Dite pas dite t’u e çu koken
Nisa pak me u trimnu,
Kisha pase shume shoqe e shoke
Rresht te gjate kemi formu.
Prandaj hiç s’kam hezitu
Ne parti jam anëtarsu,
Pa degju se çfar thotë bota
Me rendesi kam sjellur vota.
Tash s’ma nine çfar flet çarshija
Une i kqyri punët e mija,
N’parlament her n’ qeveri
Dje viran e sot zotëri.
Ky soj njeri e ky lloj burri
Kalëron ai panderpre,
Per çdo gje justifikohet
Por fajtor prap jemi ne.