Në vend të perkujtimit : Nuhi (Rexhep) Berisha dhe Rexhep Mala, Jo legjenda, por Heronj. Prishtinë, 11 janar 2020,
Rrugët zgjaten shtigjeve gjymtyreve
të cunguara Mëmëdheut bëshëm
aty ku thembrat tuaja lane gjurmë
e mori fryme liria
Sa mirë do të ishte të festonim bashkë
Lirinë që as nesër erdhi në këmbët
e veta
Profecia nuk ndodhë vetëm në legjenda
Ju jetoni në çdo pore të trojeve
ku “bukës i thonë bukë e ujit ujë “
në sytë e zemrat e atyre që ende e dashurojnë
Lirine pa kushte me të njëjtin afsh si dje
kur rrugicave me kallderm dimër e acar
me këmbë të ngrira as nën batare plumbash
e braktisët ëndrrën e dashurisë për botën
e lirë
Lum si ju që fituat përjetësinë…
add a comment