Kulturë\Letërsi

Shukrie Gashi: Poezi për të atin e Heroit të Kombit, Nuhi Berishës

Në vend të përkujtimit për Babën Rexhë: Rexhep Berisha, babai i Nuhi (Rexhep) Berishës, Hero i Kombit.

28 qershor 2017

Zemra fort po më qan

E shpirtit nuk po di çka me i thanë

Baba Rexhep shumçka mbeta

pa fole me Ty he m’u thaftë goja mua

Kujtoja që gjithmonë të gjej në këmbë

e vdekjen per Ty kurrë s’e kam besua

Heu sa e trishtushme heshtja plumb

në dhomën e lëngatës askund nuk

të pashë ma

e kraht nga pikëllimi më janë rëndue

Një oqean lotësh dhimbja

rrafun nga valesh perplaset ne mua

Vendin thate e paske lane

e zemra fort m’u ka idhtue

Çohu more burre i dheut e fole

vetem edhe nje fjale

Lisat veç ne bjeshke rriten

Heu, heuuu sa shume per Ty

paskam mall

Sa hije te kishte plisi

mbi koken e Lisit te Fisit

Burre i urte gjjthe jeten

Vetevetja vertikalisht

Si vete Nuhiu Drita e syve Tu

Gjithmonë me dhimbje e krenari

do ta mbaj peng fjalen e pa thene

ne diten e pjekjes me Ty ne pragun tjeter

bashke me Nuhiun

Do ta shartojme pemen e Ilirise

endrren tone te vjeter

Shqiperine n’trojet e veta

amanet…