Opinion

Nga Pranvera Shqiptare te Ushtria Çlirimtare

Shkruan: Sadik Halitjaha

Ngjarjet e vitit 1981 ishin përpjekje e shpërfaqur, që ishte akumuluar me dekada dhe që bartëte me vete aspiratën shekullore për liri e pavarësi. Ishte një rrugë e gjatë me plotë sfida të mdha e të vështira, me sakrifica e vuajtje ndër më të rëndat. Robërija kishte pushtuar çdo pore të jetës dhe shtypte e përdhunonte popullin e pafajshëm autokton, duke i kërkuar armët që nuk i kishte. Shpresën e luftëtarëve të LANÇ për ribashkim të Kosovës me shtetin AMë (Shqipërinë), sipas vendimeve të Konferencës së Bujanit , të 30 – 31 dhjetorit 1943 dhe të 01 janarit 1944, e kishte shuar Mbledhja e dytë e AVNOJ-it! Edhe më shumë e “vrau” shpresën krijimi i OZNA-s kriminale në Beograd, në vitin 1943, në krye me Kineziçin! E në këtë themelim ishte edhe Titoja. Kjo OZNA famëkeqe, nga 1943 deri më 1947, ka vrarë e likuiduar mbi shtatë mijë shqiptarë, pa e përfshirë masakrën e Tivarit, ku pati rreth tre mijë shqiptarë të masakruar e të pushkatuar,

si dhe ka dëbuar me dhunë e terror sistematik shtetëror me qindra mijëra shqiptarë për në Turqi! Pasi Kineziçi ishte në krye të OZNA-s, Herleviçi pastaj ia ndrroi emrin në UDB, që e udhëhoqi bashkëpunëtori i ngushtë i Titos, antishqiptari I tërbuar, Aleksandër Rankoviçi.

   Shqiptarët përjetuan pushtimin dhe kolonializimin më të egër në Europë. Krejt kjo mbulohej e mëshifej nga sytë e botës me propagandën invazive e mashtruese që bënte atëherë Jugosllavija, e veçmas Serbija, e cila ishte gati të mohonte ekzistimin e shqiptarëve, duke i ndarë ata në tri Republika jugosllave dhe duke i mbajtur në nivel kombësije si pakicë! Sa e sa atdhedashës u arrestuan, u torturuan dhe u likuiduan?! Jugoserbët qëllimshëm vepronin vetëm ta shuanin përpjekjen për liri e pavarësi, për bashkim me Shqipërinë amë. Pretendimet se revoltën e organizuan shërbimet e lindjes, siç perendonte e trumbetonte propaganda jugoserbe dhe një pjesë e kolaboracionistëve me damkë, por as pretendimet se demonstratatë ishin orgfanizuar nga sherbimet sekrete të perëndimit, nuk ishin të sakta. Kjo revoltë e kjo kryengritje ishte rezultat dhe vepër e vetë popullit të pushtuar e të shtypur shqiptar në Jugosllavi, me epiqendrën e saj në Kosovë. 

   Në fillet e kundërshtimit nga ripushtimi i Kosovës ishte organizata “Besa”, që më vonë u ngritë në NDSH, e udhëhequr nga Gjon Sereqi. Pas saj ishte organizata e Metush Krasniqit, pastaj ORBSH-ja. e udhëhequr nga Adem Demaqi dhe në vazhdimësi grupe të ndryshme të etiketuara dhe emërtuara me epitete të ndryshme nga pushtuesit si: nacionalistë, separatistë, irredentistëë, etj.. Të gjitha kto organizata atdhetare të fshehta kishin në programet e tyre për qëllim çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Un jam protagonist i ngjarjeve që rodhën nga viti 1977 e këtej në organizimet e veprimtaritë e fshehta atdhetare, si grupet ML e më vonë ngritja në organizatë, OMLK. Përjetova arrestime të shumta e burgosje më 1979-1981-1986. Ngjarjet e vitit 1981 kishin qëllim ngritjen në një revoltë gjithëpopullore, siç edhe ndodhi, me synim për të pasur një kryengritje… Por kjo u shtyp me dhunë, gjak e burgosje të shumta.

Lëvizja kishte pësuar goditje nga pushtuesi jugoserb. Udhëheqës dhe veprimtarë të shumtë ishin arrestuar e dënuar dhe po mbaheshin nëper burgje që nga viti 1979. Në vjeshtën e këtij viti ishin arrestuar, hetuar, torturuar e burgosur nga organet e pushtuesit rreth 500 veprimtarë e simpatizantë, të cilët i munguan Pranëverës Shqiptare ‘81 dhe përpjekjeve të mëtejme të qëndresës. Gjatë viteve 1981-82 e 1983 u vranë, u ndaluan, u burgosën dhe u dënuan me mijëra shqiptarë, që iu kundërvun fuqishëm shtypjes, shfrytëzimit dhe terrorit të pushtuesit. Por efektet e arritura të kësaj revolte ishin të mëdha… Pozita e popullit të pushtuar shqiptar në Jugoserbi u mësua nga mbarë bota. Kërkesaqë Kosova (me viset e saj) të bëhej Republikë, ja me hatër, ja me luftë, tronditi qetësinë dhe stabilitetin e Jugoserbisë pushtuese. Imazhi dhe propaganda e “një vendi ku ndërtohejë e lulëzonte “bashkim – vëllazërimi” u prish dhe u demaskua njeherë e përgjithmonë. Arritja e statusit të republikës nuk ishte qëllim, por hap i parë drejt bashkimit të trevave të pushtuara të Shqipërisë me shtetin e tyre, Republikën e Shqipërisë.

   Këto ngjarje ishin rezultat i akumulimit të pakënaqësive dhe të padurueshmëris së pushtimit shtypës. Pra: organizimi i tyre nuk ishte as nga Lindja dhe as nga Perëndimi. Në themele të kësaj pakënaqësie mbarëshqiptare ishte pushtimi jugoserb, ishin shtypja, shfrytëzimi, dhuna, terrori dhe represioni jugoserb ndaj një populli që përpiqej e luftonte me të gjitha mënyrat e mjetet që kishte për lirinë dhe për të drejtatë e tij politike, kombëtare e demokratike. Padyshim që roli dhe ndikimi I shtetit tonë AMë ishte i madh përmes mjeteve të informimit, përmes literaturës, përmes pedagogëve të shumtë që kishte dërguar në Universitetin e Kosovës, përmes veprimtarive kulturore dhe artistike dhe, sigurisht, edhe përmes rrugëve tjera shtetërore. Universiteti, i fituar pas demonstratave të vitit 1968 dhe rinia studentore po fitonin peshë në zhvillimin e ngjarjeve dhe të qëndresës ndaj pushtuesit.

   Me gjithë perpjekjet e shumta e të mundimshme dhe me shumë sakrifica, Kosova nuk mund të çlirohej nga pushtimi shekullor pa luftë të armatosur. Rezultat maksimal i gjithë asaj qëndrese, që sigurisht i parapriu edhe Luftës Çlirimtare, ishte autonomia e vitit 1974 (për Kosovën pa vise!) me status vargonj të dyfishtë: element konstitutiv i Federatësdhe njëkohësisht pjesë përbërse e Serbisë!! Populli shqiptar me Kryengritjen e tij provoi t’i këpuste këta vargonj. Organizimet dhe përpjekjet e pastajme ishin me shumë sfida dhe me shumë vështirësi e rreziqe. Shumë arrestime e të dënuar me mijëra vite burg për atdhetarët shqiptarë. Grupe të mëdha u burgosën në ato vite: Grupi i Mehmet Hajrizit e Hydajet Hysenit, grupi i Xhabir Morinës, i Bajrush Xhemajlit, Sadik Jasharit, Ibrahim Shalës, i Smajl Haradinajt e shumë grupe të tjera. Megjithatë, Jugoserbia nuk ia doli kurrë ta thyej e ta zhbëj veprimtarinë dhe qëndresën e popullit shqiptar. Gjithnjë u ruajt vazhdimësia e veprimtarisë së organizuar atdhetare. Një binte e me mijëra ngriteshin. Për këte rol të veçantë luajti edhe mërgata dhe Dega e organizuar e LPKsë jashtë vendit, në Zvicër, dhe në të gjitha shtetet perëndimore, deri në Australi. Deri te ngritja e grupeve dhe njësive të para të armatosura të LPK-së pati shumë rënie e ngritje, pati të rënë, të burgosur e të dënuar të shumtë. Por kjo veprimtari u kurorëzua me pagëzimin e këtyre grupeve të armatosura me emrin: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më 17 Nëntor 1994, nga Kryesia e LPK-së. 

Pararendësit e shumtë, si Fazli Graiçevci, Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, Zija Shemsiu, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Bedri Sokoli, Xhemajli Berisha, Besim Ndreca, Arif Seferi, Beqir Limani, Kadri Labnënishti e shumë heronj të tjerë, që mbollën farën e liris, e përhapën zjarrin e luftës për liri në trojet e pushtuara të Shqipërisë. Këta ishin embrioni që lindi UÇK-në. LPK-ja mbi këtë vlerë, mbi këtë pëvojë dhe me këtë moral organizoi dhe ngriti grupe e njësi të armatosura çlirimtare deri sa morën emrin UÇK dhe u masivizua në një luftë mbarëkombëtare për çlirimin e Kosovës shqiptare. Shtyllat kryesore dhe luftëtarët më eminentë ishin nga e kaluara e tyre nëper burgje dhe të organizuarit në lëvizjet atdhetare, kryesisht LPK, e grupet tjera patriotike, që lindën, formuan, organizuan, luftuan dhe sollën lirinë, duke u ndihmuar kryesisht ngha shteti ynë Amë dhe nga aleatët tanë. Vlenë të kujtohen komandantët e zonave operative të luftës.  LPK e kreu misionin, duke përmbushur aspiratën, për të cilën ndër shekuj u përpoq populli shqiptar. Nuk u arrit qëllimi përfundimtar, sepse mbetën viset e paçliruara dhe Atdheu i pa bashkuar. Enver Hoxha kishte thënë: “Lirija që nuk arrihet me forca vetanake nuk mund të jetë liri e plotë”! Aleatët, që na ndihmuan, jo që u bënë hisedarë të lirisë, por më shumë se kaq: u bënë shtet mbi shtetin tonë dhe të drejtën tonë për t’u bashkuar në një shtet! Çlirimi i pjesëve të robëruara po pengohet nga qarqe dhe vende të caktuara ndërkombëtare. U bë më e zorshme njohja e fitores se sa vetë fitorja dhe çlirimi. Përpjekja dhe lufta për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara në një shtet e në një Shqipëri po u mbetet POROSI nga LPK-UÇK-ja brezave të ardhshëm me shembullin e organizimit, të qëndresës, të luftës e të rënies për Atdhe…