Distria Krasniqi ka premtuar se do të fitojë medalje të artë për Kosovën edhe në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024.
Krasniqi fitoi si xhudiste medalje të artë në Tokio teksa sot ajo dhe koleget e saj janë pritur me ceremoni madhështore në aeroportin ‘”Adem Jashari’’ në Prishtinë.
Ajo falënderoi popullin shqiptar për mbështetjen që i dha gjatë sfidave në Tokio.
‘’Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju kisha falenderu gjithve, sidomos popullit shqiptar qe na ka mbështet vazhdimisht. Shpresojmë që s’kemi me mbet vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë me u kthy me ma shumë”,- ka thënë Krasniqi.
add a comment