Pas fitores së arritur nga Briken Çalja, një urim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Rama shprehet se Çalja është një talent më vullnet të hekurt dhe se sot meriton një përulje me respekt sepse ia doli të ngjitet në majën e botës.
“Kampion bote. Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës”, shkruan Rama.
Briken Çalja fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes dhe shkoi vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku u klasifikua në vendin e dytë.
Edhe në shtytje Çalja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogram në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram.