Shqipëria/Aktualitet

Shqiptarët populli më i madh në Maqedoninë e tyre


Ka vite që thuhet e shkruhet se shqiptarët në Maqedoninë tonë përbëjnë popullin më të madh në Maqedoni, por kjo nuk “dokumentohejë” pa një regjistrim të plotë dhe të drejtë e të pa hile në këtë vend. Madje, kishte shumë zëra që shtyrjen e regjistrimit të popullsisë e shpjegojnë me frikën e pushtetit “maqedonasë” nga rezultatet… Mirëpo, ka studjues, hulumtues e teknika me të cilat “dokumentohet” numri dhe përkatësia kombëtare e qytetarëve në një vend. Këtë të vërtetë e paraqiti dhe e bëri publike intelektuali dhe publicisti, Nijazi Muhameti, i cili thotë se shqiptarët në Maqedoninë e tyre nuk janë populli i dytë në numër, por populli i parë, 47 %. Që këtej e tutje, të gjithë duhet të thonë, shkruan edhe INA, se shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllavë maqedonë, nuk janë as 40 %.

Megjithëse, të dhënat për pakicat nuk janë të sakta ato janë hiq më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme.

Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.

“Sipas një informacioni të marrë javët e fundit nga një institucion ndërkombëtar shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi.

Por, ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë shqiptarë ortodoksë.

Pra, jemi më shumë se një milion shqiptarë këtu, kjo tashmë është e qartë. Se shqiptarët janë populli më i madh në Maqedoninë e tyre do të vërtetohet edhe me regjistrimin e popullsisë…