Shqiptaret ortodokse dhe perpjekjet sllavo-titiste per asimilimin dhe asgjesimin e tyre
Çikago, 15 dhjetor 2011 (ripublikim)
Ja shqiptarët ortodoksë që llogariten si figura maqedonase
Ngritja e zërit dhe të së vërtetës historike të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, është një nga konkluzat e Simpoziumit shkencor “Shqiptarët ortodoksë dhe katolikë në Maqedoni” që u mbajt në Çikago të SHBA-ve në organizim të Komunitetit Shqiptaro – Amerikan dhe në bashkëpunim me asociacionet e tjera.
Kryetari i KSHA-së, Xhevat Sherifi me rastin e hapjes së simpoziumit deklaroi se është i nevojshëm ndriçimi objektiv i nëpërkëmbjes gati një shekull të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni. “Gjithë kjo golgotë ka ndodhur përmes strategjive dhe skenarëve të mekanizmave shtetërore dhe kishës ortodokse serbo- maqedonase, me qëllim të asimilimit të këtij kolektiviteti me gjak shqiptar”, theksoi Sherifi, duke shtuar se është bërë një gjenocid i paparë ndaj kësaj popullsie në Evropë.
“Nëna ime nuk dinte maqedonisht”, theksoi në fjalën e tij Branko Manojlovski, shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme e Gostivarit, i cili ishte i pranishëm në sallën e simpoziumit dhe që u përlot në përshkrimin e jetës së kësaj popullsie të lënë dhe të distancuar në harresë.
Ai ka thënë se sot ndjehet i vetëm në këtë betejë të tij dhe vetëm një xixë në rrugëtimin për të ndriçuar të vërtetën. “Por mos harroni se ndonjëherë një xixë mund të kallë tërë malin. Unë jam sot i vetëm, por me mua do të niset i tërë kombi shqiptar në trojet e veta, pa marrë parasysh besimet tona fetare, sepse jemi një komb, një gjuhë, një flamur!”, theksoi Manojlovski. Sipas tij, ortodoksët e Rekës së Epërme të kësaj krahine shqiptare nuk janë maqedonas, bullgar, serb dhe grekë, por ato i takojnë trungut të gjakut shqiptar.
Profesor Ilaz Kadriu ofroi një përshkrim të asimilimit të kësaj popullate nga rrënjët e lashtësisë shqiptare. Ai ka sjellë si fakt zbulimin e një dorëshkrimi në shqip të vitit 1868, të shkruar në alfabetin cirilik por një dorëshkrim shqiptar ortodoks dhe me një dialekt të së folmes së Rekës së Epërme.
“Në simpozium i përmendën edhe personalitete që i`u nënshtruan apo pranuan asimilimin si Video Smilevski-Bato i lindur në Nikitorovë të Rekës së Epërme i njohur ndër figurat e para shtetërore dhe partiake në ish Jugosllavi dhe në Maqedoni, djalë i hallës së Branko Monojlovskit.
Mateja Matevski me prejardhje shqiptare që familja e tij nuk dinte asnjë fjalë maqedonishte ka qenë madje edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Gligor Jovanoski nga Nistrova e Rekës së Epërme, stërnip biologjik i Josif Bagerit, doktor i shkencave të kimisë në Universitetin e Zagrebit si dhe emra të tjerë.
“Ky simpozium duhet ti dërgojë mesazh të qartë shqiptarëve ortodoks që e ndjejnë akoma origjinën e tyre dhe gjakun e tyre, që ti rikthehen të vërtetës, sepse e dimë se ajo ndodhi në rrethana të rënda, të papranueshme, por të detyrueshme të asaj periudhe, duke ndërlidhur shumë faktorë. Ata të mendojnë në kthimin në trungun e tyre dhe pranë gjakut të tyre aty ku e kanë vendin”, theksoi Kadriu, duke shtuar se ky mesazh i drejtohet edhe dy shteteve si Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat duhet të merren me punime dhe hulumtime shkencore për trevat shqiptare të Maqedonisë, për të ndriçuar historinë e vërtetë.
Prof. Rasim Bebo theksoi se maqedonasit kanë përvetësuar edhe emrin maqedonas, pasi që ata nuk kanë të përbashkët me këtë popullsi dhe që erdhën nga Karpatet. Ky emër maqedonas dikur kishte të përbashkët me shqiptarët.
Prof. Skënder Karaçica në kumtesën e tij asimilimi dhe përkatësia kombëtare e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, e nisi me një të dhënë nga udhëpërshkruesi anglez H.N.Brailsfort,në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër(1906), i cili ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhdë, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë venerimet shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatraved Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”, theksoi Karaçica.
Më tutje, ai përmendi intelektualin e Rekës së Epërme Josif Bageri,i cili duke qëndruar i fortë në tabanin kombëtar shqiptar, i ra grusht propagondës antishqiptare pati thënë më zë të lartë: Gjithë sa jemi shqyptar, Kemi një gjak dhe një farë…Nona që na rriti n’gji,Të gjithë ne na ka fëmi. Për të vazhduar protestën intelektuale shqiptare: O sa keq tash na turpnuet, Se gjuhën e vet mohuet! Dhe serbishten zut të msoni: “Vake take” të na thoni. Kumtesa e Karaçicës zuri në gojë disa segmente historike të Republikës së Krushevës,në organet e së cilës shqiptarët dhe vllehët kanë qenë të përfaqësues në mënyrë plotësisht të barabartë me maqedonasit. (s.m.)
add a comment