TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Shtëpia Botuese britanike “Bradt Guides”, e mirënjohur botërisht për guidat prestigjoze turistike ka përfshirë Shqipërinë në edicionet speciale të vitit 2022.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeminstri Edi Rama, i cili veçoi këtë lajm të mirë për turizmin shqiptar.
“Mirëmëngjes dhe me Shqipërinë tonë mahnitëse që në vitin 2022 gjen vend në raftin e edicioneve speciale të Shtëpisë Botuese Britanike, Bradt Guides, e mirënjohur botërisht për guidat prestigjoze, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Edhe më herët “Bradt Travel Guides”, i ka kushtuar artikuj mjaft të rëndësishëm turizmit në Shqipëri, duke orientuar turistët e huaj se çfarë duhet të vizitojnë kur ndodhen në vendin tonë.
add a comment