Politikë

Shorti për anëtarët e KED, Meta cakton datën 4 dhjetor. Procesi do zhvillohet online

Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar pranë institucionit të presidentit emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.