TAKIME DHE MIKPRITJE QË S’HARROHEN
Në çdo qytet e krahinë të Shqipërisë që shkoj se si më vjen në mendje vargu i poetit: “Si Shqipëria vend nuk ka”… dhe vërtet nuk ka. Bukuritë e Atdheut të shqiptarëve i kanë mahnitur vizitorët e huaj që nga lashtësia, kur Iliria përfshinte gjithë Ballkanin e sotëm… Bukuritë e Shqipërisë së zvogluar nga kafshimet barbare (rreth 90 000 km katrore) po mahnisin edhe sot turistët e huaj që po vijnë nga anë të ndryshme të botës…
Vlerë që shquan popullin tonë është edhe mikpritja shqiptare. Dje, ishim për vizitë në Dibrën shqiptare, në Dibrën e atdhedashurisë, qendresës, besës, trimërisë dhe heroizmit shqiptar… Kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Shoqatës së Burgosurve Politikë, Bashkim Mashkulli, Artin Spahiu dhe miq tjerë na pritën dhe shoqëruan vëllazërisht dhe me shumë ngrohtësi e respekt. E njëjta mikpritje, ngrohtësi e nderim edhe nga shokët dhe miqtë tanë në Strugë e Kërçovë. Si në dhjetra qytete shqiptare edhe në Dibër, Strugë e Kërçovë Shoqëria LËVIZJA, bashkë me komunat, do të shënojë 40 – vjetorin e BASHKIMIT politik të organizatave patriotike shqiptare – krijimi i LPK – së, bashkim që kulmoi me Luftën Çlirimtare në Shqipërinë e pushtuar nga Jugoserbia, luftë që hapi perspektivën e sigurt të bashkimit të kombit shqiptar në një shtet – një Shqipëri…
add a comment