Lëvizja\UÇK

Shoqëria dhe Gazeta LËVIZJA: URIM PËR KOMBIN SHQIPTAR DHE PËR SHQIPTARËT KUDO QË JANË

Çlirimi i Kosovës shqiptare dhe pavarësia – shkëputja e saj nga Serbia është fitorja më e madhe e kombit shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe okupimit të dy të tretave të saj nga shtetet shoviniste fqinje. Prandaj, në këtë Ditë të shënuar duhet t’i kujtojmë, t’i lartësojmë e të përulemi me nderim të thellë para shkronjave lavdiplota e çlirimtare, LPK – UÇK, dhe para Komandantit Legjendar, Adem Jashari, para Atit të qendresës shqiptare, Adem Demaçit, para të rënëve – Dëshmorëve të Atdheut dhe para të gjithë atyre që u përpoqën, qëndruan e luftuan me penë e me pushkë për lirinë e tokave të pushtuara! Natyrisht, pa harruar KURRË shtetin tonë Amë, pa të cilin do ta kishim tepër vështirë! Gëzuar !