Histori

Shkrimtari grek Paparrigopoulos: “Historia është histori. Arvanitasit nuk flisnin greqisht”

      Të vërteta të guximshme që shkruan shkrimtari grek, Nikos Dimou: Historia është e patjetërsueshme, megjithatë, grekët gjithnjë kanë shtrembëruar faktet në librat shkollorë, duke u përcjellë brezave të “vërteta të rreme”.

Dimou, duke theksuar “alergjinë” e kombit të tij ndaj fakteve historike, rrëfen disa të vërteta mbi revolucionin grek, të vitit 1821.

“Revolucioni dështoi sepse grekët, luftonin më shumë me njëri-tjetrin se kundër Turqisë”, – tregon ai.  Po ashtu, ai rrëfen se disa prej prijësve më të guximshëm ishin arvanitasit, të cilët, nuk dinin as greqisht.

Ata që nuk pëlqejnë shqiptarët, duhet të dinë se disa prej prijësve dhe kapitenëve tanë të guximshëm ishin Arvanitët, që nuk flisnin as greqisht. Dhe kur Mavrokordatos, foli me anëtarët e ekuipazhit të flotës greke, pati nevojë për përkthyes sepse ata nuk kuptonin asnjë fjalë (ka shkruar Paparrigopoulos)”, – shprehet, Dimou.

Shkrimi i plotë “Kur, fëmijëve do t’u tregohet e vërteta e ngjarjeve të vitit 1821?”, nga Nikos Dimou:

Ata që nuk pëlqejnë shqiptarët duhet të dinë se disa prej prijësve dhe kapitenëve tanë të guximshëm ishin Arvanitët, që nuk flisnin as greqisht. Dhe kur Mavrokordatos foli me anëtarët e ekuipazhit të flotës greke, pati nevojë për përkthyes sepse ata nuk kuptonin asnjë fjalë.(shkruan Paparrigopoulos).

Ne do të kemi arritur pjekurinë si komb kur në librat tanë shkollorë do të përfshihen të vërteta të vështira për t’u pranuar. Kur të vërtetat do të reshtin së qeni të pathëna ose të rreme. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë ndonjëherë, megjithatë është e sigurt se nuk do të ndodhë së shpejti. Nëse sot do të shkruhej një libër që rrëfen ngjarjet e vërteta të vitit 1821, ai do të digjej në zjarr dhe profesori që do t’ua mësonte nxënësve do të humbiste punën.

Le të themi disa të fakte hisotrike:

Revolucioni nuk nisi nga heronjtë e armatosur dhe hajdutët (ata përkundrazi morën pjesë në luftë si mercenarë për përfitime dhe palckitje), por nga tregtarët paqësorë borgjezë që jetonin jashtë Greqisë. Lëvizja filloi prej tyre dhe njerëzit iu bashkuan. Siç shkruan Scaribas: ”Patriarkati e hodhi poshtë, priftërinjtë dhe hierarkët e tallën, Kapodistrias i ktheu shpinën, Korais e ndjeu”. Fillimi ishte shumë i vështirë, ndërsa fundi i tmerrshëm.

Kisha, jo vetëm nuk e udhëhoqi lëvizjen, por e luftoi në çdo mënyrë. Sulmoi Rigas Feraios, në kundërshtim me pikëpamjet satanike të lirisë, barazisë dhe demokracisë që vinin nga Perëndimi duke mundur përfundimisht revolucionin.

Revolucioni i 1821-it, dështoi plotësisht. Pas pushtimit të Ibrahimit nuk pati asnjë shpërthim revolucionar. Ne ishim të lirë vetëm nga vendimi i Fuqive të Mëdha dhe nga ndërhyrja e tyre në Betejën e Navarinos. (Ishte e para dhe më e mira “ndërhyrje humanitare” e historisë).

Revolucioni dështoi sepse grekët luftonin më shumë me njëri-tjetrin se kundër Turqisë. Revolucioni ishte akti i mizorive nga ana e grekëve. më shumë se 30.000 civilë u vranë në rrethimin e Tripoltisë, mes tyre shumë çifutë që nuk ishin të përfshirë në luftë. Kolokotroni, thotë në “Memoirs”: Grekët vranë e prenë, nga e premtja në të diel, 32.000 gra e burra.( Përkundrazi, mbrojtësit shqiptaro-turq të qytetit u larguan të padëmtuar, pas marrëveshjes, që do të thotë se Kolokotroni kishte kontroll mbi ushtrinë e tij, gjë që i lejoi edhe spastrimin etnik).

Ata që nuk pëlqejnë shqiptarët duhet të dinë se disa prej prijësve dhe kapitenëve tanë të guximshëm ishin Arvanitët, që nuk flisnin as greqisht. Dhe kur Mavrokordatos foli me anëtarët e ekuipazhit të flotës greke, pati nevojë për përkthyes sepse ata nuk kuptonin asnjë fjalë.(shkruan Paparrigopoulos).

Ne do të kemi arritur pjekurinë si komb kur në librat tanë shkollorë do të përfshihen të vërteta të vështira për t’u pranuar. Kur të vërtetat do të reshtin së qeni të pathëna ose të rreme.