Të bëhet lustracioni në institucionet e shtetit dhe jo vetëm!
TË SHKARKOHET KRYETARI I ASHAK’ut, MEHMET KRAJA! PSE AI DUHET TË SHKARKOHET?
Gjermania tashmë 30 vjet (pas ribashkimit) vijon me procesin e hapjes së dosjeve të STASS-it. Drejtori i autoritetit për hapjen e dosjeve në Berlin, zoti Roland Jahn, në një intervistë në “Exclusive” ka thënë:
“Në Gjermani thoshim se helmi i STASS-it do të vazhdojë t’i dëmtojë njerëzit, nëse populli nuk e merr informacionin. Një tjetër pikë e rëndësishme është që këto dosje duheshin bërë publike, në mënyrë që bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret të mos e vazhdonin punën e tyre në Gjermaninë e re të bashkuar, që të mos e vazhdonin karrierën në hundën e të gjithë të tjerëve, me një të shkuar në policinë sekrete. Që prej hapjes së arkivave, më shumë se 1.7 milionë njerëz janë analizuar në bazë të këtyre të dhënave, për të kuptuar të shkuarën e tyre dhe për të diskutuar raste që mund të kishin lidhje me STASS-in!
***
Kosova 23 vjet pas luftës dhe rreth 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ende nuk e ka bërë hapjen e dosjeve dhe lustracionin për të parandaluar helmin e UDB’ës dhe KOS’it në institucionet e shtetit dhe në institucionet shkencore akademike!
Njëri nga bashkpunëtorët e UDB’ës & KOS’it, Mehmet Kraja, sot është Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!
Në vijim lexoni dëshminë:
Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 – deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa emra të „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret.
***
Çegrani në faqen 129 – 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan: „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB’ja ( UDB’a – Sh.B) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve. Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu “shitën” falas edhe shumë gazetarë të “Rilindjes”, si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës – Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ – përfundon citati.
KËRKOJ SHKARKIMIN E MEHMET KRAJËS NGA POZITA E KRYETARIT TË ASHAK’ut!
***
Në dëshmi: lexoni faksimilin nga libri „Ballë për ballë“ të autorit Nafi Çegrani
add a comment