Isa Mustafa, një ish-ministër i Millosheviqit (ashtu sikurse edhe një ish-ministër tjetër i tij, në krye të Serbisë, VUÇIQI), nuk është ngritur në krye të LDK-së, nga HIÇI. Ngritjen dhe qëndrimin e tij në krye të LDK-së, e kanë mundësuar sivëllezërit KOMUNISTË të Mustafës, si Fatmir Sejdiu & Co, me ndikim VENDIMMARRËS brenda LDK-së, dhe përkrahësit e tyre MEDIALË, në TV-të e Kosovës; Ndërkaq, NGRITJEN e Mustafës në krye të QEVERISË së Kosovës dhe ndikimin e tij përcaktues në zgjedhjen e KRYETARIT të vendit, pastaj, ndikimin e tij në krijimin e KOALICIONEVE qeverisëse e në RRËZIMIN e tyre, krahas sivëllezërve komunistë të Mustafës, në LDK, Sejdiu & Co, dhe përkrahësve të tyre medialë – e kanë mundësuar edhe EKSPONENTËT e partive të tjera politike, të cilët, përmes Mustafës, i kanë siguruar edhe vetvetes pozita të larta në institucionet shtetërore të vendit.*****- Fatmir Sejdiu, ish-kryetar i Kosovës, i rrëzuar nga Kushtetuesja; dhe ish-kryetar i LDK-së, i rrëzuar nga Mustafa; me ambicje të sëmura për pushtet, edhe sot e gjithë ditën; – Milazim Krasniqi, me këmbën e djathtë në LDK dhe me të majtën në PDK, ose, me njërën këmbë në Stamboll dhe me tjetrën në Prishtinë; – Jusuf Buxhovi, Buxha i Beogradit në Prishtinë, themeluesi “me porosi” i LDK-së; – E PLOT bashkëpartiakë të tjerë KONTRAVERS, komunistë me emër e përfitues të komunizmit serb, të konvertuar në “demokratë“, në LDK; Në rrëfimet e tyre mediatike për Isa Mustafën, pohojnë se ky i fundit, pra kryetari aktual i partisë INSTITUCIONALISTE, as ka qenë anëtar i LDK-së, as ka qenë afër saj. Madje, edhe sipas tyre, por siç dihet edhe botërisht, Mustafa ishte në anën e Millosheviqit, më 1989, pas rrënimit të Autonomisë së Kosovës dhe në kohën kur qe themeluar LDK-ja, në krye me dr. Rugovën; Por asnjëri prej tyre nuk ka rrëfyer se si ishte e mundur që njeriu i Millosheviqit, të ngritej në pozitën e të parit të LDK-së dhe të qëndronte për dhjetë vjet në krye të saj, jo vetëm pa qenë fare anëtar i LDK-së, por edhe pa fituar asnjë palë zgjedhje në Kosovë, si kryetar i saj?! Asnjëri prej tyre nuk ka rrëfyer se si ishte e mundur që, dhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës, njeriu i Millosheviqit, përveç në krye të LDK-së, të ngritej edhe në krye të qeverisë së Kosovës dhe të kishte aq ndikim në krijimin e koalicioneve qeverisëse, por edhe në rrëximin e tyre, madje edhe në zgjedhjen e kryetarit të vendit?! As Fatmir Sejdiu, pasardhësi i dr. Rugovës në krye të LDK-së dhe në krye të Kosovës, i merituar për sistemimin e Isa Mustafës në Kabinetin e tij presidencial dhe për kandidimin e tij kryetar të Prishtinës, nuk ka rrëfyer se si ishte e mundur ngritja e Mustafës në krye të LDK-së dhe qëndrimi i tij dhjetë vjet në krye të saj, pa qenë fare anëtar i LDK-së dhe pa e fituar asnjë palë zgjedhje, si kryetar i LDK-së?!As moderatorët e debateve të zhurmëshme televizive, as “analistët“ serikë në TV-të e Kosovës, nuk e kanë shtruar pyetjen, as kanë kërkuar përgjigjje prej “bashkëpartiakëve“ të Mustafës, – Sejdiu, Krasniqi, Buxhovi e të tjerët – se si qe e mundur ngritja dhe qëndrimi i Mustafës në krye të LDK-së, pa qenë fare anëtar i saj?! Jusuf Buxhovi (themelusi me “porosi“ i LDK-së, i cili thotë se i ka të gjitha listat e shënimet e plota për themelimin e LDK-së), përveç të tjerash, thotë: “99 % e anëtarëve të LDK-së ishim anëtarë të LKJ-së“. Kjo është përgjigjja më e saktë në pyetjen, – si qe e mundur NGRITJA dhe QËNDRIMI i komunistit Mustafa në krye të LDK-së, pa qenë fare anëtar i saj, madje, dhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës?! Pra, me fjalë të tjera, Isa Mustafa, një ish-ministër i Millosheviqit (ashtu sikurse edhe një ish-ministër tjetër i tij, në krye të Serbisë, VUÇIQI), nuk është ngritur në krye të LDK-së, nga HIÇI. Ngritjen dhe qëndrimin e tij në krye të LDK-së e kanë mundësuar sivëllezërit komunistë të Mustafës, Fatmir Sejdiu & Co, me ndikim VENDIMMARRËS brenda LDK-së, dhe përkrahësit e tyre medialë në TV-të e Kosovës; Ndërkaq, NGRITJEN e Mustafës në krye të QEVERISË së Kosovës dhe ndikimin e tij përcaktues në zgjedhjen e KRYETARIT të vendit, pastaj, ndikimin e tij në krijimin e KOALICIONEVE qeverisëse e në RRËZIMIN e tyre, krahas sivëllezërve komunistë të Mustafës, në LDK, Sejdiu & Co, dhe përkrahësve të tyre medialë – e kanë mundësuar edhe EKSPONENTËT e partive të tjera politike, të cilët, përmes Mustafës, i kanë siguruar edhe vetvetes pozita të larta në institucionet shtetërore të vendit. Me gjasë, KRYETARLLËKU i Mustafës në LDK, pa KARSHILLËKUN e Vjosa Osmanit, një GRUA më e GUXIMSHME se të gjithë BURRAT e LDK-së, – do të zgjatte po aq kohë, sa do të kishte YMËR edhe vetë Isa Mustafa. Pra, sa për drejtuesit e tjerë të LDK-së, pleqtë dhe të rinjtë e saj, në nivelin lokal dhe në atë qëndror, komunisti Mustafa do të mbetej kryetar i PËRJETSHËM i LDK-së, krahas dr. Rugovës. E, sa shtrirje, në gjerësi dhe në thellësi të LDK-së, kanë komunistët, Mustafës & Co, dhe sa i fortë është ndikimi tyre brenda saj, mbetet të shihet nesër, në kuvendin e LDK-së.
add a comment