Portreti/intervista

Shefqet Cakiqi – Llapashtica: 95 – vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit nga Serbia pushtuese

Pë𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐦ë 𝟗𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 vrasjes 𝐬ë 𝐀𝐭ë 𝐒𝐡𝐭𝐣𝐞𝐟ë𝐧 𝐆𝐣𝐞ç𝐨𝐯𝐢𝐭
(12.07.1874 – 14.10.1929)
• U lind më 12 korrik 1874 në Janjevë.
• Atë Shtjefën Gjeçovi ishte meshtar françeskan, njeri i urtë, atdhetar dhe veprimtar i madh i Kombit Shqiptar.
• Shërbeu si famullitar i Zymit dhe ishte mësues i Gjuhës Shqipe.
• Ishte njohës i madh i gjuhës dhe letërsisë shqipe; i arkeologjisë, etnografisë…
• Mblodhi këngë, doke e zakone popullore.
• U bë i njohur për mbledhjen e “Kanunit të Lekë Dukagjinit”.
• Shkroi vepra, proza e poezi dhe përktheu një sërë veprash nga gjuhët e huaja.
• Ndër më kryesoret janë: “Shna Ndou i Padues”; “Përkrenarja e Skënderbeut”; “Kanuni i Lekë Dukagjinit”; “Shqiptari ngadhënjyes” etj.
• Gjeçovi gjatë gjithë jetës veproi sipas traditës françeskane: hape një Kishë, një shkollë dhe një biblotekë.
• Detyra kryesore e tij ishte predikimi i Ungjillit të Krishtit.
• Në Zym të Hasit e hapi shkollën e parë shqipe dhe e botoi abetaren e saj, “Abetarja e Zymit”.
• Gjeçovi ishte mësues i shqiptarëve, pa dallim besimi, myslimanë e të krishterë, sepse i donte shqiptarët të arsimuar.
• Tërë jetën e vet e shkriu për të ngjallur ndjenjën kombëtare.
• Pushteti serb i asaj kohe e përndiqte dhe nuk lejonte shkollimin e shqiptarëve.
• U vra pabesisht nga pushtuesit serbë më 14 tetor 1929, kur po kthehej nga Prizreni në Zym të Hasit.
• Kështu veproi frati shqiptar, ku pas vetës la shkollën e Zymit, që sot e trashëgon emrin e tij “Atë Shtjefën Gjeçovi”.