“Lufta tjetër e madhe do jetë shumë ndryshe nga ato të mëparshmet”, Pentagoni flet zyrtarisht për një skenar të lidhur me kibernetikën.
SHBA-të duhet të përgatiten për luftëra të një natyre tjetër nga ato të deritanishme. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, gjatë një fjalimi në Komandën e Paqësorit të SHBA-ve në Havai tha se duhet punuar fort në drejtim të zhvillimit të teknologjisë dhe lidhjeve më të forta ushtarake globale në mënyrë “vendimet të merren shpejt dhe në bazë të tyre edhe të veprohet shpejt”.
“Sfida jonë në luftën tjetër të madhe do të jetë shumë ndryshe nga ato të mëparshmet”, citohet Austin nga Reuters.
Sidoqoftë, ai nuk foli specifikisht për rivalë të tillë si Kina ose Rusia, dhe as nuk tregoi se për cilin konflikt mund të bëhet fjalë.
Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë kombinimin e duhur të teknologjisë, funksionimit dhe aftësive dhe të lidhemi në mënyrë që secili prej armiqve tanë të mendojë mirë para se të bëjë diçka.
Përgjigja amerikane mund të jetë indirekte, thotë Austin, dhe përshkruan një skenar në të cilin lufta kibernetike mund t’i përgjigjet një incidenti detar mijëra kilometra larg.
Fjalimi i shefit të Pentagonit përkon me fillimin e tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Afganistani, një ndër vendimet e para të Jo Biden pasi mori presidencën.
Kritikët thonë se tërheqja e SHBA nga Afganistani nuk do t’i japë fund konfliktit të brendshëm, as do të zvogëlojë kërcënimin e terrorizmit.