Lëvizja\UÇK

Shaban Çupi: Rekuiem për Nënën Xhidë

Rekuiem për nënën Xhidë ( 1925-2006)
((Fotografi e improvizuar e datës 13.9.2022, në Burgun muze të Prishtinës))
Ti andej grile
unë këndej grilave
cerberët në mes.
Majtas gardiani
djathtas udbashi
Një liri e shtypur ndërmjet.
Përballë meje, ti Nëna ime
përballë teje, unë gjaku yt
Liria mes nesh.
Gjelinë Tanushe
qëndrestare furtunash
një flamur në gji.
Ti më ishe unur
që furishëm bie mbi strall
eshkë me plotë zjarr.
Sa herë që vie në zandan
kurr lotë s`të pashë
e unë krenohesha me ty!
Për ty nëna ime
shamibardha trime
prore në kujtime!
P.S. 1
Nga gjithsejt 6 vite burg, vetëm në burgun e Prishtinës kam qëndruar nga qershori 1986 deri më 18 maj 1988 dhe transferohem në burgjet tjera. Në këto grila kam dalur 17 muaj me radhë ku takohesha më nënën, gruan, vëllezërit, motrën. Në këtë burg erdha nga burgu i Gjilanit…
P.S 2
Në burg kam rënë më 4 dhjetor 1985 dhe atë botë punoja si mësimdhënës në Puset e Nikës dhe jo rrallë, brenda këtyre qelive të burgut ëndërr kam parë nxënësit e mi. Nxënësit që mbetën pa mësues në klasën e tretë, kur u kthyem nga burgu i parë në prillin e vitit 1990 i gjeta në klasë të tetë… Edhe herën e dytë kur më arrestuan, mësues isha… Nga burgu i Nishit u ktheva pas lirisë së Kosovës në gusht të vitit 2000….
P.S.3
Mësues jam edhe sot. Kam edhe tri vite të penzionohem. Mësues isha edhe gjatë kohës kur pushtuesi mbylli shkollat shqipe e mësuesi ,,rronte” nga lëmoshat popullore… Si mësues, nuk e ndjej vehten mirë me këtë që po ndodhë aktualisht me arsim… Pazari me mësuesin, shkatërron dinjitetin e tij.
P.S.4
Historia në mëson se Marrëveshjet brenda shqiptare janë të domosdoshme, në të kundërtën theqafja është e pashmangshme.
P.S.5
Sa rrugë të gjatë që kishe moj Liri Kosove!
Respekte për ata që më kuptuan!