KV “Shpella e Mermerit” në prag të 5 decenjeve të ekzistencësKlubi i volejbollit “Shpella e Mermerit” nga Gadimja, po i afrohet 50 vjetorit të themelimit. Këtu e 48 vite më parë disa të rinjë të Gadimes por edhe ndonjëri nga fshatrat fqinje, shumica prej tyre mësues dhe arsimtar të shkollës fillore “Zenel Hajdini”, kishin filluar të loznin lojën e volejbollit. Në oborrin e shkollës në ate kohë kishin vendosur dy shtylla nga druri dhe një rrjetë jo profesionale, ku të rinjët mësonin hapat e parë të lojës me dorë që quhet volejboll. Ora e edukatës fizike por edhe orët e pasditës, filluan të shfrytëzohen nga të rinjët duke luajtur volejboll. Interesimi i nxënësve, të rinjëve, mësuesve dhe arsimtarëve ishte i jashtëzakonshëm, të krijohej përshtypja se në Gadime kishte lindur kjo lojë shumë atraktive me dorë që në sport quhej Volejboll. Duke parë interesimin e madh të të rinjëve për këte lojë, ka lindur iniciativa për themelimin e një klubi i cili do të futej në gara për kualifikim në ligat e atëhershme krahinore të volejbollit.Fehmi Ejupi ishe zgjedhur drejtor i klubit, Ramadan Hasimi dhe arsimtar e të rinjë tjerë u organizuan, mbajtën tubim dhe themeluan klubin e volejbollit me emrin: KV “Gadimja”.Gjenerata e artë, ajo që ka hyrë në historinë e lavdishme të këtij klubi, që në vitin 2023 i mbush 50 vjet të ekzistencës ishin:1. Fehmi Ejupi-drejtor i klubit.2. Rexhep Reçica – trajner i klubit2. Ramadan Hasimi – mësues dhe lojtar3. Feim Ejupi – mësues, lojtar;4. Nexhat Ibrahimi – arsimtar, lojtar;5. Fehmi Ibrahimi – arsimtar, lojtar;6. Shukri Ibrahimi – arsimtar, lojtar;7. Refki Ejupi – arsimtar, lojtar;8. Ragip Behluli – mësues, lojtar;9. Bislim Reçica – lojtar;10. Baki Sadiku – arsimtar, lojtar;Emrat e mësipërm janë gjenerata e artë, historike, themeltare e klubit të volejbollit që ka shkruar histori për këte klub të fshatit Gadime, i cili klub për 48 vite ka luajtur volejboll në nivel të lartë ku ka pasur raste që ishin kampion dhe fitues të kupave të Kosovës.Klubi ka pasur edhe vite të zymta, sidomos në periudhën e okupimit klasik të Kosovës, atëherë kur u ndërpre liga e volejbollit ku merrte pjesë ekipa e Shpellës. Që nga viti 1990 e deri në vitin 2000, të gjitha klubet sportive u ballafaquan me probleme ekzistence, ato bënin përpjekje drakonike që të mos shuhen duke luajtur nëpër ara, livadhe, ndonjë sallë të fiskulturës në shkollat fillore të fshatrave e terene fushore me kushte shumë të rënda dhe fare të përshtatëshme për lojë.Gadimja e kishte një fat të madh meqë në vitet e 80-ta ishte ndërtuar një sallë sportive, goxha e mirë për kohën për të cilën po shkruajmë.Klubi i Volejbollit Gadimja, e ka ndrryshuar emrin menjëherë pas zbulimit të Shpellës së Mermerit në Gadime.Klubi i volejbollit “Shpella” ka kaluar faza të vështira të jetës së vet, thuajse ngjajshëm me vështirsitë me të cilat u ballafaqua popullata e Gadimes, Lipjanit por edhe krejt Kosovës.Problemet më të mëdha ishin ato financiare, pastaj mungesa e lojtarëve, stafit teknik e ka pasur raste kur klubit i kanë munguar edhe topat, rekuizitat sportive e herë herë ka munguar edhe salla e sporteve e cila dëmtohej nga rrjedha e ujit që depërtonte në brendi dhe e dëmtonte parketin në dysheme.Përkundër vështirsive të mëdha, jo vetëm financiare por edhe organizative, klubi ja ka arritur të mbijetoj falë donatorëve, kryesisht gadimasëve të cilët kanë ndihmuar financiarisht dhe e kanë mbajtur gjallë klubin që brenda 2 viteve do të mbushë 50 vjet jetë shumë sfiduese.Klubi i volejbollit Shpella ose Gadimja gershetohet nga 5 gjenerata të lojtareve. Gjenerata e parë atëherë kur garonte në ligën e parë të Kosovës vlen të veqohet një titull kampion dhe dy herë nënkampion. Pastsj kemi dy lojtar të gjeneratës së dytë e tretë që ishin shpallur lojtarët më të mirë në Kosovë. Enver Tasholli ishte i pari që u shpall lajtori më i mirë i sezonit, derisa pas tij edhe Kemajl Tasholli është shpallur më i miri në ligën e parë të Kosovës, Kemajli edhe sot kur po e shkruajmë këte artikull, edhe pse në moshë të shtyer vazhdon të luaj por edhe të kryej detyren e trajnerit në klub.Në shenjë respekti për ata që kontribuan në themelimin e klubit, po i përmendim disa prej lojtarëve dhe organizatorëve të klubit apo gjeneratës së artë të viteve 1973/74, ndër të cilët do të veqonim:- Fehmi Ejupi – i ndjerë;- Nexhat Ibrahimi – pension;- Mustafë Aliu – pension;- Nexhat Ibrahimi – pension;- Fehmi Ibrahimi – pension;- Bislim Reçica – pension;- Feim Jupaj – i ndjerë;- Shukri Ibrahimi – pension- Rexhep Reçica – i ndjerë;- Rrahim Demiri – pension;- Refki Ejupi – pension;- Ragip Behluli – pension;- Baki Sadiku;- Sefer Tasholli- i ndjerë, ishte njëri prej atyre që në vazhdimësi apo secilën herë, kur klubi ka udhëtuar jashtë Gadimes, Seferi me minibusin e vet e ka transportuar klubin deri në vendin ku luhej loja si musafir.Nëse kemi harruar dikend nga gjeneratat themeluese të klubit të famshëm të volejbollit “Shpella e Mermerit” nga Gadimja, ju kërkojmë falje por njëkohësisht ne do të pranojmë vërejtjet tuaja dhe do ta korrigjojmë shkrimin tonë.Të gjithë lojtarëve veteran, themeluesve, atyre që luajtën për klubin, e financuan ate, e organizuan dhe që e trajnuan u urojmë festën e 50 vjetorit të themelimit, duke ju uruar që ata ta vazhdojnë aktivitetin, ta ruajnë klubin dhe ta ngrisin ate në vendin që e meriton.Derisa për ata që nuk jetojnë më në këte botë, i përkujtojmë me mallë dhe respekt të përjetshëm!
add a comment