Shqipëria/Aktualitet

Selatin Retkoceri: A e di SBASHK-u se cilat janë detyrat e përgjegjësit e tij?!

SBASHK, harron apo nuk e ka ditur asnjëherë se cilat janë detyrat e tyre. Në cilësinë e anëtarit të këshillit të prindërve në një shkollë të fshatit Llugaxhi, pastaj si njëri prej themeluesve të KKP-së në Lipjan, si themelues i Sindikatës së Pavarur të arsimit në Lipjan dhe të shumë aktiviteteve rreth arsimit dhe shkollës, po ndihem i obliguar të reagoj për këtë papërgjegjësi, anomali, anarki e sulm direkt që po bëhet mbi arsimin, edukimin, shkollën, ndërgjegjjen kombëtare, sakrificën e mësuesve e të mësimdhënsve të të gjitha niveleve, pastaj tek nxënsit, të cilët janë viktima kryesore e kësaj maskarade që vjen nga drejtuesit e SBASHK-ut. Ka ma shumë se 15 vjet, që secili vit e gjysmëvjetor ka filluar me vonesë ose me kërcënim nga Sindikata famëkeqe, që ka thirrë në bojkot e grevë punonjësit arsimor.

Si një ish mësimdhënës, prind, aktivist, baba, gjysh e dashamir i paepur i arsimit, detyrohem të reagoj ashpër për këso lloj thirrjesh të papërgjegjëshme, të cilat po e dëmtojnë rënd nxënësin, mësuesin, prindin dhe komplet sistemin arsimor, i cili edhe ashtu është shumë i rënduar e i degraduar. SBASHK-u me këso lloj thirrjesh për greva po na vë në mëdyshje të mendojmë se a mos vallë kjo organizatë fantome po dirigjohet nga Beogradi e Moska, sepse në të kundërten nuk do ta dëmtonin kaq rëndë arsimin dhe nxënësit tonë, të cilët renditen të tretët nga fundi në ranglistën e PISA-s. A e dinë këta të mjerë që nuk u takon atyre që të tregojnë kur duhet të filloj e mbaroj gjysmëvjetori e të filloj një vit shkollor?! Nuk janë ata që vendosin mbi trajnimet, kualifikimet e rikualifikimet e mësimdhënësve, as për testet e nxënësve e të arsimtatëve. Ata janë aty për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, nëse ato rrezikohen. Kurse, sa u përket pagave, secili mësimdhënës ka një kontratë, ka aplikuar në një konkurs ku e ka pranuar pagën që parashihet për ate vend pune dhe për këtë s’ka pse të reagoj sindikata e cila është shndërruar në një organizatë që po shkatërron arsimin për të cilin janë sakrifikuar shumë breza para nesh. Po ua ilustrojmë këto thirrje, maskarada e dështime të SBASHK-ut me disa foto nga google, ku me dhjetra gazeta, televizione dhe me dhjetra faqe në rrjete sociale e shohim dhe lexojmë se si bëjnë thirrje turpëruese e trishtuese, duke iu drejtuar të gjitha qeverive të deritanishme me slloganin dhe me refrenin shumë bajat: “SBASHK kërcënon me grevë”!!!Turp, turp, turp…!!!